Viti 2020 është përcaktuar si viti i sigurisë rrugore dhe një fushatë e madhe për forcimin e parametrave të sigurisë është paralajmëruar nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm.
Lleshaj ishte sot së bashku me Ardi Veliun, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në një inspektim të një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan-Tiranë.
“Vetëm në Janar janë pezulluar 1500 leje drejtimi, konstatojmë nivel papërgjegjshmërie të madh në rrugët e vendit”, shprehet Lleshaj.
Duke ftuar të gjithë shoferët që të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm, Lleshaj theksoi se “përpjekja jonë do të vazhdojë pra edhe në fushën e rishikimit të kuadrit ligjor”.