Tronditet Kosova, dy vrasje brenda 5 orësh në Prizren dhe Suharekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E.K 19 vjeçar është vrarë sot pas një sulmi me thikë në Prizren, krimin e rëndë dyshohet se e kryen dy vëllezërit, H.S 24 vjeç dhe SH.S, 26 vjeç.  Policia e Prizrenit përmes një komunikate për mediat ka konfirmuar se rasti ka ndodhur pasditen e djeshme diku rreth orës 16:00.

“Me datë 26 janar 2020, rreth orës 15:52 minuta, policia rajonale e Prizrenit fillimisht ka pranuar një informacion për një person me lëndime në qendrën emergjente në Prizren. Pasi policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin, ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Viktima është E. K mashkull, i moshës 19 vjeçare”!

Pas marrjes së informacioneve të para, policia ka nisur verifikimin e personave që kanë patur sherr me viktimën e për pasojë kanë arritur në konkluzionin se bëhet fjalë për dy vëllezër si autorë të krimit të rëndë. Ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës dhe sipas të dhënave policore të Prizrenit, djemtë në momentin e prangosjes kishin me vete edhe dy thika.

Trupi i pajetë i të riut është çuar në institutin me Mjekësisë Ligjore për të mësuar më shumë hollësi, ndërsa prokuroria ka mundësuar urdhrin e ndalimit dhe të verifikimit për 48 orë për dy të rinjtë e ndaluar.

Vrasja në Suharekë

Sipas të dhënave të policisë kosovare bëhet me dije se një person është vrarë mbrëmë në fshatin Maqiteve, Komuna e Suharekës. Viktima mësohet se ishte 44vjeç dhe sipas policisë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri. Me datën 26 janar 2020 rreth orës 21:53 minuta, policia ka marrë një informacion për një rast vrasje me armë zjarri në fshatin Maqiteve, Komuna e Suharekës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete.

Lexo edhe :  Një telefonatë nga Tirana fut në 'sherr' Melonin me Macronin

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të zbrazura nga një armë dhe 4 pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit! Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimtë policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë, gjysmë automatike, me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Viktima është Sh. K i lindur në vitin 1976. Ndërsa i dyshuari është një person me inicialet S.A i moshës 40 vjeçare.  Sipas të dhënave ai ka qenë nën efektet e alkoolit kur e ka kryer krimin e rëndë pas të dy personat kanë qenë bashkë. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 prillit 2025 për rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit i dha...

Indi, autorja Banu Mushtaq fiton Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi

Autorja indiane Banu Mushtaq dhe përkthyesja Deepa Bhasthi fituan Çmimin Ndërkombëtar Booker për letërsi për Heart Lamp, një përmbledhje me 12 tregime të shkurtra...

A keni ankth? Përdoreni atë për të mësuar të jetoni më mirë!

Kur jemi në ankth, nuk mund ta shijojmë momentin. Mendimet negative, frika se nuk do t’ia dalim, mungesa e energjisë dhe ndryshimet në humor...

Do dërgohej në kampin e Gjadrit, marokeni kryen vetëvrasje në burg

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer vetëvrasje në burgun ku mbahej në Itali. Mediat...

Milani nis punën për të ardhmen, kuqezinjtë mbyllin rinovimin e dy talentave të skuadrës

Milani po punon për të ardhmen ku në krye si drejtor sportiv pritet të jetë Igli Tare. Kuqezinjtë sot kanë zyrtarizuar rinovimin me dy...

Lajme të tjera

Web TV