I dënuar me burg përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, Protoduari kërkon rihapjen e procesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Musa Protoduari ndodhet në arrati prej mëse 22 vitesh, i dënuar me burgim të përjetshëm si organizator i masakrës në Urën Vajgurore. Së fundmi, ai i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për rishikimin e vendimit.

News 24 raporton se, i dënuari me burg përjetë, Musa Protoduari është paraqitur pranë autoriteteve kanadeze, ku ka pajisur me një prokurë të posaçme një avokat dhe përmes tij ka kërkuar pranë drejtësisë shqiptare, rishikimin e vendimit me argumentin se është dënuar në mungesë dhe pa praninë e një avokati mbrojtës. Por edhe në këtë përpjekje të tij nuk ka marrë një përgjigje.

Ngjarja

Masakra e Urës Vajgurore ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, në kulmin e trazirave. Nga kjo ngjarje mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.

Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

Lexo edhe :  Aksioni për sigurinë ushqimore/ 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje

Të dënuarit

  1. Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm
  2. Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm
  3. Fran Marashi, me burgim të përjetshëm
  4. Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,
  5. Sokol Ndreu
  6. Gjovalin Ndreu
  7. Preng Miri
  8. Gjelosh Miri

Të fundit

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

Lajme të tjera

Web TV