Studim: Hani më pak mish të kuq, ul vdekshmërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimi i Forumit Ekonomik Botëror dhe shkollës Oxford Martin: “Nuk ka të bëjë me heqjen plotësisht të biftekëve apo hamburgerëve, alternativat ekzistojnë”

Konsumi i mishit të kuq mund të zvogëlojë me 5% vdekshmërinë e parandalueshme, e cila lidhet me ushqimin në vendet më të pasura, duke zbritur me 2.4% në pjesën tjetër të botës. Kjo sipas studimit të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror dhe shkolla Oxford Martin. “Nuk bëhet fjalë për braktisjen tërësisht të biftekëve apo hamburgerëve të viçit – nënvizon studimi. – Industritë që përpunojnë mishin e viçit dhe prodhimet e qumështit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zinxhirin e furnizimit dhe për mbarështimin e kafshëve. Vlerësohet se ato ofrojnë punë dhe mjete jetese për miliarda njerëz në botë”.

Dhe akoma: “Sfidë është ndërhyrja mbi shtimin e konsumit të mishit të kuq, i cili është duke u rritur në fakt pa nevojën reale ndaj kujt i përgjigjet, dhe kjo nuk është e mirë për shëndetin dhe mjedisin”.

Alternativat e mishit të kuq, sipas ekspertëve, ekzistojnë. Dhe kjo sfidë do të jetë një nga temat në qendër të Forumit Ekonomik Botëror, i planifikuar mes datave 22 dhe 25 janar në Davos. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, “mishi i derrit dhe pulat janë burime të shkëlqyera alternative të proteinave, të cilat prodhojnë më pak emetime të gazrave serrë në mjedis, por që do të reduktonin vdekshmërinë vetëm me 0.5-1%. Frutat me lëkurë, insektet dhe soja mund të zvogëlojë vdekjen mes 1% dhe 2.5%” – thekson studimi.

Alternativat më të mira për shëndetin në tryezë janë fasulet, bizelet dhe mikoproteinat (ushqyes që derivojnë  nga kërpudhat), të cilat mund të reduktojnë vdekshmërinë e sëmundjeve të parashikueshme me 5-7%. Kjo për shkak se ato kanë një përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe shumë proteina: “në këtë mënyrë ato sigurojnë ushqimin e nevojshëm për trupin dhe kompensojnë disa regjime dietike në të cilat ky lloj ushqimi është i pakët”.

Lexo edhe :  Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Objektivi i Forumit Ekonomik Botëror është të tregojë se është mundësia të prodhohet ushqim i mjaftueshëm për dhjetë miliardë njerëz në mbarë botën dhe të përmirësohet shëndeti edhe pa eliminimin total të mishit, por vetëm nëse përdorim produkte inovative dhe të balancuara.

Burimi: today.it

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV