Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Një taksi është përplasur me një motor dhe nga raportimet e para dyshohet për një person të vdekur.
Policia dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërkohë që më shume detaje pritet të mësohen në vijim.