ANTI-KÇK-ja/Policia bëhet gjykatë dhe prokurori,do ju përgjojë të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketa e re ligjore ANTI-KÇK do t’i japë Policisë së Shtetit kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës. Policia mund të marrë informacion në mënyrë të menjëhershme nga kompanitë celulare dhe kompanitë private të internetit për të gjitha të dhënat e individëve pa pasur më parë një vendim gjykate apo urdhër të prokurorisë.

Në nenin neni 33 të paketës ANTI-KÇK, e cila parashikon të drejtën për akses të menjëhershëm, policia e shtetit përdor direkt të dhënat tuaja në bashkëpunim me kompanitë celulare dhe ato të internetit.

Sipas kësaj pakete, kjo ndërhyrje bëhet  kur policia e Shtetit dyshon se subjekti i dyshuar po planifikon, organizon apo merr pjesë në kryerjen e një krimi të organizuar apo veprimtarie terroriste.

Pasi ka marrë miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dhe pasi bërë përgjimin dhe lokalizmin e të dyshuarve atëherë policia ia adreson prokurorisë dhe gjykatës këtë informacion.Kur në bazë të informacioneve që disponohen nga OFL-ja/Njësia Antiterror në Policinë e Shtetit dyshohet se subjekti i këtij akti normativ po planifikon, organizon apo merr pjesë në kryerjen e një krimi të organizuar apo veprimtarie terroriste dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet dhe të parandalohet në mënyra të tjera apo me aplikimin e masave parandaluese të parashikuara nga ky akt normativ, drejtuesi i OFL-së, vetëm ose në bashkëpunim më drejtuesin e Njësisë së Antiterrorit, nëse jemi në kushtet e dyshimit për veprimtari terroriste, mund të kërkojë akses për strukturat e policisë: në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike e telefonike të çdo lloji, për identifikimin në kohë reale të subjektit a numrit të telefonit, të numrit të aparatit telefonik (IMEI) apo lokalizimin e antenave loguese të dy komunikuesve, si dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit; në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike për komunikimin dhe postën elektronike, përfshirë internetin, ndër të tjera, edhe për identifikimin në kohë reale të përdoruesve të internetit me IP publike; në database e regjistra elektronikë të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi. Mbi veprimet e kryera sipas parashikimit më sipër, drejtuesi i OFL-së informon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe prokurorin kompetent, sipas parashikimeve të këtij akti normativ”, thuhet në nenin 33 të kësaj pakete ligjore.

Lexo edhe :  Programi për gruan, Berisha: Kredi, grante e pagesa shtetërore për fëmijët

Miratimi i këtij akti normativ ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile e cila shprehet e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë rast, por edhe për faktin se mund ta shndërrojë Shqipërinë në një shtet policor./Fjala.al/

LEXO EDHE:

12 organizata kundër miratimit të paketës anti-KÇK: Cenon Kushtetutën

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV