Pranga shqiptarit/Pastronte para dhe trafikonte armë për kartelet e drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në New York, Albert Veliu është dënuar me 9 vjet burgim për trafik armësh dhe pastrim parash. Ai u dënua nga një gjykata Federale e Brooklyn ditën e sotme.

37 vjeçari shqiptar ishte kapur në vitin 2017, pasi kishte organizuar shitjen e armëve AK-47, municion si dhe kishte pastruar rreth 800 mijë dollarë amerikanë. Kur Veliu doli para gjykatës tha se është penduar për veprimet e tij.

“Kam shumë turp. Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”, tha Veliu para gjykatës. Sipas gjykatës Veliu mburrej se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët e aeroportit i kishte dhënë hapësirë atij të bënte kontrabandë me lehtësi.

“Veliu lehtësoi skemën e pastrimit të parave, duke përfshirë edhe shkëmbimin e parave për kontrollet e supozuara ‘të pastra’ të mbështetura nga dokumentet false,” u tha gjatë procesit gjyqësor ndaj tij.

Sipas avokatit për Qarkun Lindor, Richard Donoghue “arrestimi, dhe dënimi i sotëm i Veliut shënojnë një fitore të rëndësishme për zbatimin e ligjit në ndërprerjen e një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe trafikimit të armëve për kartelet e drogës në Meksikë”.

Të fundit

7 laureatë të Çmimit Nobel i bëjnë thirrje Francës të taksojë miliarderët

Shtatë ekonomistë, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, po bëjnë thirrje për zbatimin e një takse minimale mbi shumë...

Vetëm 1 vit në detyrë/ Kush është prokurorja e Shkodrës që Rama e sulmi sot

Elsa Gjeli është prokurorja e Shkodrës që është kritikuar publikisht këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit,...

Klubi spanjoll ofron 8 mln euro për Asllanin, Interi heziton…

Real Betis nuk mendon se Kristjan Asllani kushton 20 mln euro, aq sa u ble nga Interi dy vite më parë. Mediat spanjolle raportojnë se...

Vetëm 4 ditë punë në javë! Dubai ndryshon orarin në sektorin publik gjatë verës

Nga 1 korriku deri më 12 shtator 2025, punonjësit e sektorit publik në Dubai do të përfitojnë nga një javë pune me katër ditë dhe orare më të...

Pronari i kabinave në Theth është njeriu që planifikoi të vriste Kurtin

Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës. Report Tv mëson se...

Lajme të tjera

Web TV