Shqiptarët rikthehen te libri, rritet me 35.7 % numri i lexuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare në tremujorin e fundit 2019 ishte 32.332, duke pësuar rritje me 35,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e katërt 2019 janë afishuar 1.180 tituj të rinj.  Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Institutit të Statistikave ku mësohet se në tremujorin e katërt 2019, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 25.000 njësi, 5,6 % më pak, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018.

Ndërkohë numri i botimeve për vitin 2019 është 99.741 botime, duke shënuar rritje me 11,8 %, krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është rritur me 60,7 %, krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2019, si numri i titujve të rinj dhe numri i ekzemplarëve të rinj është rritur

Numri gjithsej i shfaqjeve kulturore në tremujorin e katërt 2019 është 383 shfaqje, duke shënuar një rritje me 2,7 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2018. Në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e katërt 2019 janë regjistruar 71.477 spektatorë, 2,8 % më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2019, numri gjithsej i shfaqjeve kulturore është 1.124 shfaqje, 8,9 % më shumë, në krahasim me vitin 2018.

Numri i spektatorëve në vitin 2019 është 223.614, duke shënuar rritje prej 3,1 %, krahasuar me vitin 2018. Pjesëmarrja mesatare në institucionet qendrore të artit dhe kulturës ka rënë me 5,1 %, si në tremujorin e katërt 2019 dhe në vitin 2019, krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë. Institucione qendrore të artit dhe kulturës.

Lexo edhe :  Shuhet aktori i dashur për publikun shqiptar, njihej edhe si “Gjyshi i Përrallave”

Trashëgimia kulturore

Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e katërt 2019 është 150.634 vizitorë, duke shënuar rritje me 12,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 59.020 janë vizitorë në muze, 44.002 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 47.612 janë vizitorë në parqe arkeologjike. Numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike, për vitin 2019 është 1.065.081, duke shënuar rritje me 6,7 %, krahasuar me vitin 2018.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV