“Borxh të ri për të larë të vjetrin”, qeveria kërkon 600 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afati i maturimit të borxhit që pritet të merret në maj është 7-10 vite

Ministria e Financave ka publikuar detajet e emetimit të Eurobondit. Qeveria shqiptare pritet të kërkojë deri në 600 milionë euro borxh në tregje. Sipas Ministrisë së Financave, afati i maturimit të borxhit që pritet të merret në maj është 7-10 vite. Në vitin 2018, Shqipëria mori borxh 500 milionë euro me interes 3.5%. Kjo është hera e katërt që Shqipëria emeton Eurobond.

Tenderi

Pak javë më parë, Ministria e Financave ka hapur tenderin për përzgjedhjen e konsulentit për procesin e emetimit të Eurobondit të ri. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës deri më 31.12.2020. Parashikohet që kohëzgjatja normale e procesit të jetë 8-12 javë, por kjo nuk përjashton mundësinë që autoritetit t’i duhet konsulenca edhe përtej këtij afati, në varësi të kushteve të tregut. Rrjedhimisht, shërbimi i konsulentit duhet të kërkohet për aq kohë sa zgjat procesi i emetimit.

Tregu

Vendi ynë doli në tregun ndërkombëtar në datën 4 nëntor të vitit 2010. Kjo datë shënoi zyrtarisht hyrjen e Shqipërisë në tregjet financiare, me emetimin e Eurobondit të saj të parë me afat 5-vjeçar, në shumën e 300 milionë eurove dhe normë kuponi prej 7.5%. Eurobondi shqiptar rezultoi i kërkuar nga institucione financiare me një profil afatgjatë investimi, si banka, fonde investimesh apo edhe kompani sigurimi, duke përfshirë 25 shtete. Dalja e dytë ishte në datën 5 nëntor 2015, qeveria shqiptare emetoi një Eurobond me vlerë 450 milionë euro. Instrumenti ka një maturitet 5-vjeçar, një kupon 5.75% dhe është i dyti kësaj natyre. Pjesa më e madhe e fondeve u përdor për të shlyer Eurobondin prej 300 milionë eurosh të marrë në vitin 2010. Ndërsa shuma e mbetur prej 150 milionë eurosh do të përdoret për të ulur borxhin e brendshëm, bën të ditur BSH-ja. Instrumenti është vlerësuar me B1 nga “Moody’s” dhe B+ nga “Standard & Poor’s”. Pas shlyerjes së Eurobondit dhe në përmbushje të kufizimeve sa i takon nivelit të financimit dhe rritjes së borxhit publik në ligjin e buxhetit për vitin 2015, u shqyrtuan disa mundësi për menaxhimin e situatës së likuiditetit në tregun e brendshëm deri në fund të vitit. Më 19 nëntor 2015, Ministria e Financave publikoi kalendarin e ri të emetimeve/maturimeve për pjesën e mbetur të vitit 2015, ku njoftonte uljen e financimit të brendshëm me rreth 46 miliardë lekë. Ndërkohë, më 4 nëntor 2015, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke ulur koston e parasë në tregjet e brendshme financiare. Eurobondi i fundit u emetua në tetor të vitit 2018, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro borxh me një normë interesi prej 3.5 për qind. Ministria e Financave shpreson që borxhi i radhës të merret me një kosto edhe më të leverdishme, për shkak edhe të koniunkturave më të favorshme të tregut. Shuma prej 600 milionë eurosh që qeveria kërkon të marrë në tregjet ndërkombëtare, nuk është e gjitha borxh i ri. Një pjesë e saj do të përdoret për të zëvendësuar borxhet e marra gjatë viteve të kaluara, të cilat tashmë duhet të maturohen dhe duhet të paguhen mbrapsht.

Rreziqet

Megjithatë, krahas përfitimeve, Eurobondi ka rreziqet e tij, si për shembull ekspozimin e një ekonomie ndaj luhatshmërisë së tregjeve të huaja lidhur me kursin e këmbimit. Politika e lehtësimit sasior e ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), ka ulur ndjeshëm yield-et e obligacioneve të qeverive evropiane, duke detyruar investitorët të kërkojnë instrumente me norma më të larta kthimi. Në këtë kontekst, eurobondet e vendeve të rajonit kanë qenë instrumente mjaft tërheqëse investimi.

Tregjet ndërkombëtare, tri përballjet e Shqipërisë

Në vitin 2010, kur Shqipëria shënoi daljen e saj të parë në tregjet e kapitalit për të marrë një Eurobond me vlerë 300 milionë euro, arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe një afat maturimi 5-vjeçar. Interesi ishte i lartë si shkak i përballjes së parë me tregjet. Në vitin 2015, Shqipëria doli në treg për të marrë 300 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75% me 5 vjet maturim. Dalja e dytë është përkthyer në një interes më të ulët. Në afatgjatë, Shqipëria duhet të shtojë daljet e saj në tregjet e kapitalit si një mundësi për të rritur besimin e investitorëve. Në vitin 2018, dalja e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare mban interesin më të ulët historik të arritur nga Shqipëria në tregjet e kapitalit. Në raport me veten jemi përmirësuar dhe dukshëm madje. Kuponi fiks i saj ishte 2.75%, ndërsa në tregun sekondar.

Lexo edhe :  6 çelësat për të stimuluar inovacionin në biznesin tuaj

A po merr Anila Denaj nën kontroll hetimin tatimor?!

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se janë në pritje të strukturës së re, e cila jo vetëm pritet të jetë në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë, por të ndryshojë edhe formën e organizimit

Struktura e hetimit tatimor në Shqipëri do të ndryshojë. Kjo strukturë ka ndryshuar thuajse çdo vit formën e organizmit, por tani po diskutohet edhe versioni që kjo drejtori të kalojë në varësi dhe pranë Ministrisë së Financave. Burime konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se janë në pritje të strukturës së re, e cila jo vetëm pritet të jetë në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë, por të ndryshojë edhe formën e organizimit. Kështu, pritet që të shkrihen drejtoritë e Jugut e Veriut dhe Qendrorja për t’u përqendruar në një të vetme. Kjo do të thotë se për çdo rast hetimi në një prej rretheve dosja do të vijë nga terreni në zyrën qendrore në Ministri dhe për rastet që do të shkojnë për ndjekje në prokurori, do të rikthehet sërish në prokurorinë e rrethit ku ka ndodhur “ngjarja”. Drejtoria e Hetimit aktualisht funksionon sipas skemës: Një drejtori qindore dhe tri drejtori në varësi të saj që janë ajo e Jugut, e Veriut dhe Qendrorja. Secila prej drejtorive ka në varësi një drejtori terreni, e cila strukturën e re që po diskutohet do të kalojë në varësi direkte nga drejtoria qendrore. Për fatin e kësaj drejtorie do të vendosë struktura e re, e cila parashikon dy versione, ose në varësi të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ose në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Mosmarrëveshjet për pagesat do të zgjidhen nga Banka e Shqipërisë

Mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të pagesave dhe klientëve do të shqyrtohen për zgjidhje nga një njësi e veçantë në Bankën e Shqipërisë. Zgjidhja e konflikteve nga Banka është parashikuar në projektligjin e ri “Për pagesat,” i cili është depozituar në Kuvend. Drafti përcakton si një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara krijimin e procedurave të shqyrtimit alternativ të mosmarrëveshjeve. Në këtë kuadër, bazuar në rekomandimet e direktivës, si një hap të parë drejt mbrojtjes së konsumatorëve, në nenin 92, parashikohet krijimi i një njësie të veçantë (ZAM) brenda Bankës së Shqipërisë, e cila do ketë detyrën e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve të lindura ndërmjet klientëve dhe ofruesve të shërbimeve të pagesave. Sipas shpjegimeve të Bankës së Shqipërisë, është vlerësuar që kjo njësi të shqyrtojë mosmarrëveshjet vetëm të konsumatorëve dhe të mikrondërmarrjeve, në cilësinë e klientit, duke përjashtuar mosmarrëveshjet e biznesit. Banka e Shqipërisë ka detyrimin të krijojë ZAM-në dhe të miratojë procedurat përkatëse që do të nevojiten për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të cilat do të publikohen, në mënyrë që ofruesit dhe klientët e tyre të jenë në dijeni të plotë të hapave që duhen ndjekur përpara se të fillojë shqyrtimi i mosmarrëveshjeve nga ana tjetër. Projektligji trajton të gjitha detyrimet dhe afatet përkatëse që kanë ofruesit kundrejt klientëve të tyre në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë rrugës gjyqësore. Neni 94 i projektligjit përcakton sanksionet që Banka e Shqipërisë, si autoritet mbikëqyrës, ka të drejtë të vendosë ndaj institucionit të pagesave në rast konstatimi shkeljesh të dispozitave të këtij ligji. Këto sanksione përcaktohen si kundërvajtje administrative, me qëllim ndërprerjen e shkeljes dhe/ose ndreqjen e pasojave të shkeljes. Përveç gjobave, janë përcaktuar edhe sanksione të tjera, të tilla si revokimi ose pezullimi i licencës në raste të caktuara. Gjobat janë tituj ekzekutivë dhe me ekzekutimin e tyre ngarkohet Zyra e Përmbarimit. Banka e Shqipërisë detyrohet të publikojë në faqen zyrtare të internetit sanksionet e vendosura për shkelje. Publikimi bëhet menjëherë pasi personi, ndaj të cilit është vendosur sanksioni, të jetë informuar për atë sanksion, duke përfshirë informacione për llojin e natyrën e shkeljes dhe identitetin e individit apo personit juridik mbi të cilin është vendosur sanksioni. /Gazeta Fjala/

Të fundit

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Lajme të tjera

Web TV