test

ANTI-KÇK-ja/ Ku do të shkojë pasuria që do t’u sekuestrohet kriminelëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga pyetjet që është shtruar shpesh që pas miratimit nga qeveria të paketës Anti-KÇK, është se ‘ku do të përfundojnë asetet dhe gjithë pasuria që do t’u sekuestrohet kriminelëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të gjithë atyre që kanë vendosur pasuri në mënyrë të paligjshme?

Për këtë pyetje jep përgjigje vetë ligji dhe kryeministri Edi Rama.

Në prezantimin e sotëm të paketës ligjore Anti-KÇK bashkë me ministrin e Brendshëm, Rama shpjegoi se si do të përdoren asetet e sekuestruara të krimit të organizuar.

Kryeministri Edi Rama premtoi para policëve se pasuritë e sekuestruara të kriminelëve do të shkojnë për pagat e punonjësve të policisë dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Me këto pasuri, sipas Ramës do të ndërtohet akademia e sigurisë, ndërsa edhe mjetet e tyre do i kalojnë policisë.

Dhe me pasuritë e tyre ne do të rrisim në radhë të parë rrogat tuaja, do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, mbështetje për fëmijët e policëve të vrarë, do të mbështesim akademinë e sigurisë. Dhe me mjetet e tyre motorike ne do të shtojmë kapacitet motorike të policisë së shtetit, paketa anti-KCK parashikon jo vetëm kaq, por edhe bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit, jashtë njësisë së tyre administrative, jo të nisen me autokolona makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në Himarë apo Dhërmi në mes të sezonit. Paketa parashikon mos marrjen pjesë të tyre në tenderë, heqjen e të gjitha licencave që disponojnë. Këta ruajnë me polici private, këta nuk do të gëzojnë më asnjë licencë. Këta kanë radio, mjete ndriçimi të posaçme, sisteme videosh dhe survejimesh”, deklaroi sot Rama gjatë prezantimit të sotëm të paketës Anti-KÇK.

Lexo edhe :  Protestë me “vulë”, Berisha fton në PD edhe “copëzat” e Bashës

Megjithatë, në paketën ligjore Anti-KÇK, nuk parashikohet në mënyrë specifike që pasuritë e konfiskuara të asteteve kriminale do të shkojnë për të rritur pagat e policive apo do të jenë një mbështetje financiare për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Sipas nenit 26 të ligjit Anti-KÇK, vetëm thuhet se asetet dhe pasuritë do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Ndërsa në nenin 30 të këtij ligji shkruhet se vetëm 3 për qind e këtyre pasurive do të përdoret për t’u dhuruar bursa fëmijëve të familjeve në nevojë.   Megjithatë, pritet të shohim se si do të zbatohet paketa ligjore Anti-KÇK, të cilën shoqëria civile dhe opozita e konsiderojnë si një hedhje në erë të vetë Kushtetutës. Ndërsa nga ana tjetër, duket se qeveria ka marrë miratimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, të cilat gjithashtu i kërkojnë që çdo gjë të bëhet brenda kuadrit ligjor./Fjala.al/

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV