Haradinaj nuk ia dorëzon mandatin Kurtit, delegon Pacollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramush Haradinaj nuk do të jetë në zyrën e kryeministrit për ti dorëzuar detyrën Albin Kurtin

Haradinaj, i cili ndodhet për një vizitë punë në SHBA, teksa uron për formimin e qeverisë së re, bën me dije se dorëzimi i mandatit do të bëhet formalisht nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli

Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve. Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e Zëvendës Kryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë”, shkruan Haradinaj në faqen e tij në Facebook

Të fundit

Rama, takim me fermerët në Berat: Mbështesim këdo ka nevojë, të rrisim eksportet

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me fermerët në Berat. Rama tha se qeveria do të mbështesë...

Zhdukja e Jan Prengës| Dritan Rexhepi mohon akuzat: Isha në Ekuador!

Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO Dritan Rexhepi lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 45 vjeçari ka deklaruar para togave...

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Fadi Alwan, babai i palestinezes Rayyan Alwan, të vrarë dy muaj më parë në Tiranë, është arrestuar në Liban. Ai akuzohet për vrasjen e së...

Vetëvendosja nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare Kuvendi

Edhe këtë të mërkurë ka nisur seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës. Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se aktualisht me ftesë të kryesuesit...

Berisha: Papa Françesku, mik i shquar i kombit shqiptar

Sali Berisha zhvilloi një vizitë në ambasadën e Vatikanit këtë të mërkurë ku shprehu ngushëllimet dhe nderimin më të madh për Papa Françeskun. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV