Kritika e Bushatit: Në Maqedoninë e Veriut jemi shtetformues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka kritikuar në Kuvend, projektligjin për marrëveshjen e qendrave kulturore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja parashikon hapjen e qendrës kulturore në ambasadën shqiptare në Shkup për promovimin e kulturës tonë në vendin fqinj.

Por Ditmir Bushati u shpreh se në një të tretën e territorit maqedonas banojnë shqiptarë, ka tre Universitete shqiptare dhe tre televizione të mëdha ku flitet shqip. Ndaj, sipas tij kjo marrëveshje gabimisht barazon statusin e pakicave kombëtare.

Bushati tha gjithashtu se kjo marrëveshje nuk ka asnjë vlerë të shtuar për shqiptarët, pasi në Maqedoninë e Veriut shqiptarët janë shtetformues kurse maqedonasit në Shqipëri janë pakicë kombëtare.

Po ashtu Bushati thotë se një marrëveshje e tillë mund të bëhej me Ukrainën dhe Australinë për mos humbur kultura e shqiptarëve aty, por jo me Maqedoninë ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, kryeparlamentari është shqiptar, në qeveri dhe parlament flitet shqip si dhe në procese gjyqësore mund të flitet shqip.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV