“Në luftë me kohën”, shkencëtarja punon për vaksinën kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka sjelle vdekjen e më shumë se 360 njerëzve dhe 18 mijë të tjerë janë infektuar.Në një situatë të tillë ku bota është në kolaps, një shkencëtare britanike po punën për të krijuar vaksinën kundër koronavirusit.

Kate Boderick, 42 vjeç nga Skocia ka luftuar kundër sëmundjeve infektive për më shumë se 20 vjet duke marrë pjesë në krijimin e vaksinave të suksesshme, për Ebolan, Zikën dhe MERS-in.

“Unë e kam kaluar gjithë jetën time duke punuar për të sjellë ndryshime, në rast se kemi shpërthime virusesh,” është shprehur ajo për mediat.

Ekspertja e vaksinave u zhvendos nga Glasgow, në Shtetet e Bashkuara pasi mbaroi doktoraturën dhe fillimisht u punësua si pedagoge në Universitetin e Kalifornisë. Krahas ekipit të saj të studiuesve në kompaninë farmaceutike Invio, me qendër në San Diego, ekspertja po punon gjithë kohës për të krijuar një vakinë efikase për koronavirusin. Ai vazhdon të përhapet në të gjithë botën dhe ekspertja shprehet se është e vështirë të mos merresh me këtë situatë kur sheh se shumë njerëz po vuajnë.

Vetëm disa ditë pasi autoritete kineze treguan kodin gjenetik të virusit, Boderick dhe kolegët e saj hartuan një vaksinë brenda tre orësh. Ajo tha se modeli hyri menjëherë në prodhim të nesërmen, por medikamentet me bazë gjenetike duan kohë shumë muaj për tu prodhuar në sasi të mëdha. Për të krijuar vaksinën ekipit iu dha një fond prej 7.5 milion paund nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike, një iniciativë e mbështetur nga Bill Gates.

Broderick u shpreh që punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët janë në kontakt me pacientët me koronavirus do të vaksinohen së pari dhe më pas njerëzit me kushte themelore mjekësore.

Lexo edhe :  Kjo tabelë e qarkullimit rrugor po bën 'lëmsh' drejtuesit e mjeteve në Europë

Elementi më shqetësues i virusit për Dr Broderick është periudha e inkubacionit 14-ditor me disa njerëz që përjetojnë simptoma të buta. Ajo përshkroi se si njerëzit mund të dilnin për darkë dhe të takonin miqtë pa e ditur që po përhapin virusin.

“Simptomat e lehta të virusit janë një kollë e thatë e shoqëruar me ndjenjën letargjike që mund të thotë se njerëzit nuk mund të kontrollojnë veten dhe duan të flenë,” Broderick.

Sipas ekspertes viruset nuk respektojnë kufijtë dhe gjatësia e periudhës së qëndrimit të izoluar ka shtuar shpejtësinë e koronavirusit për të agravuar më shumë në botë, edhe pse sipas saj izolimi ka qenë një gjetje e zgjuar.

Ekipi ekspertëve tregon se si shpreson që provat klinike për vaksinën të kenë mbaruar në fillim të verës, në mënyrë që të shpërndahen në të gjithë botën.

Të fundit

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej...

‘Unë jam Mbreti’, Donald Trump krahason veten me Elvis Presleyn

Donald Trump ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, duke postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social. Kjo nuk është hera e parë...

Berisha thirrje për protestë për TikTok, Rama: “Apeli i bufit” simptomë lajthitjeje

“Bufi kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e Tiktok dhe prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët dhe të dalin në...

Idrizi dhe Dule bashkë në koalicion, por asnjëherë bashkë për çështjen e Çamërisë!

Alba Malltezi Meqë ndodhen bashkë, afër e afër, në të njëjtin koalicion politik, ndërkohë që presin rezultatin e zgjedhjeve, përse partia e çamëve të Shpëtim...

Rreziqet që u kanosen në shëndet nëse konsumoni shpesh ushqime të skuqura

Konsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura, veçanërisht pulës së skuqur dhe peshkut të skuqur, lidhet me një rrezik në rritje të vdekjes së...

Lajme të tjera

Web TV