“Nuk nxjerrim dot fëmijët”, seks dhe drogë tek ish godina e fabrikës në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korçës që ndodhet jo më larg se 1 metër distancë mund të shembet prej amortizimit.

Kjo fabrikë e dalë jashtë funksionit, e ndërtuar në vitet 1945, tashmë është kthyer në një ngrehinë të rrezikshme për pallatin ngjitur, por edhe për kalimtarët që kalojnë nëpër ngushticën ndërmjet dy godinave. Tullat e godinës kanë filluar të bien, ndaj banorët për të hyrë në pallatin e tyre çdo ditë rrezikojnë jetën.

Përveç rrezikut të shembjes, banorët e këtij pallati ankohen në Fiks Fare se kjo godinë është kthyer edhe ne një vatër sëmundjesh, pasi ambientet në të janë plot plehra dhe me fekale. Ata shtojnë se kjo godinë është kthyer në një strehë për përdoruesit e drogave dhe bazë për të kryer vepra të turpshme.

“Kemi fëmije dhe vajza, por për shkak se aty bëhet gjithçka kemi frikë dhe turp t’i nxjerrim në dritare apo në oborr” shprehet një banor i pallatit.”Kemi 5-vite që ankohemi pranë Bashkisë së Korçës, por deri më tani asnjë ndërhyrje nuk është bërë. Te vetmen gjë që bënë është vendosja e dy tabelave paralajmëruese ku shkruhet: ‘Kujdes rrezik shembje’ ” pohon një tjetër banor. Ata kërkojnë që godina e rrënuar e ish fabrikës së miellit të shembet, para se të shkaktojë ndonjë tragjedi.

Gazetarët e Fiksit pas shqetësimit të banorëve u interesuan pranë Bashkisë Korçë. Kryeinspektori i I.M.T-së zoti Idlir Limllari shprehet se është i njohur me problemin dhe u jep të drejtë banorëve. Aqi sqaron se godina ka vite që është privatizuar ndaj edhe I.M.T nuk mund të ndërhyjë në prishjen e saj. ” Ne kemi ndërhyrë dy herë në godinë pas ankesave të banorëve, kemi pastruar tullat për mos rënë, por nuk mund të bëjmë më shumë se kaq” u shpreh Limllari. Për të qetësuar banorët por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se sa rrezikon kjo godinë shembjen , Limllari sqaron se godina është e amortizuar, por është e ndërtuar me beton arme dhe kjo përjashton rrezikun e shembjes.

Lexo edhe :  131 policë nën hetim në 5 muaj, 56 efektivë në pranga për shkelje të ndryshme

I pyetur se nëse situata është e tillë pse janë vënë tabela sinjalizuese ku tregojnë rrezik shembje, Limllari shpjegon se është gabim “do i heqim ato dhe do vëmë tabela ku do të tregojnë që ka rrezik vetëm për rënie tullash, jo për shembje”. Në fund kryeinspektori i IMT-së Korçë premton se do të ndërhyjnë në godinë për ta pastruar./TCH

Të fundit

21 qershor 1942: Japonezët sulmojnë SHBA-të, 17 predha artilerie ndaj Fort Stevens

Më 21 qershor 1942, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përballën me një nga...

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas rregullores digjitale të BE-së”, tha...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

Lajme të tjera

Web TV