“Testin e poligrafit do të doja ta filloja nga vetja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se Shqipëria ka shtuar një tjetër hap të rëndësishëm, të njohur në botë siç është poligrafi.

Në konferencën e organizuar në SHÇBA, ai u shpreh se poligrafi do të shërbejë për diagnostifikimin e shumë personave në  drejtësi.

Sipas Lleshajt, SHÇBA-ja do të bëjë testimet, do të jetë në lartësinë e detyrës me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Lleshaj gjatë fjalës së tij në certifikimin e njësisë së ekspertëve të poligrafit tha se do të donte ta fillonte nga vetja.

Do të kemi mundësinë sot të prezantojmë në Shqipëri  poligrafin, të njohur në botë. Do të përdoret për diagnostifikimin e shumë personave në drejtësi. Vettingu në polici dhe drejtësi po ecën si proces i gjerë. Poligrafi është vetëm një proces sepse përmes tij ne shtojmë një hap i rëndësishëm.

Ky instrument nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un apo BKH, por do të përdoret në vijimësi për të gjithë rekrutimet e reja në policinë e shtetit SHÇBA, Gardën e Republikës, si dhe për diagnostifikimin periodik të të gjithë personave që shërbejnë në institucionet e sigurisë publike dhe do të doja të filloja nga vetja ime nëse do të merrej vendim.

Sendet dhe pajisjet e poligrafit janë mundësuar nga SHBA që kanë qenë mbështetja jonë që në fillim falënderimet shkojnë për kontributin e dhënë në këtë fushë nga SHBA. Qeveria shqiptare dhe Policia e Shtetit janë tashmë të motivuara për këtë provë.

Miratimi i kësaj pakete ligjore shënon një moment shumë të rëndësishëm që historikisht është shënuar një lloj tabuje. Shkatërrimi i financave dhe të gjitha përpjekjet janë përfshirë që populli shqiptar mos të zhgënjehet’, tha Lleshaj. /Fjala.al

Të fundit

Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e...

Parashikimi i superkompjuterit, ja kush janë favoritët për titull në Premier League

Prej vitesh konsiderohet si kampionati më emocionues, por Premier Ligë është edhe një nga më të paparashikueshmit. Ndonëse vitet e fundit rivaliteti sikur ka munguar...

SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë në Times Square të Nju Jorkut, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Times Square të Nju Jorkut, pasi një 17-vjeçar hapi zjarr...

Sezoni turistik, radhë të gjata automjetesh në hyrje-dalje të Kosovës

Pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë të jenë tejet të qarkullueshme. Kjo në masë të madhe falë mërgimtarëve që po e vizitojnë vendlindjen e tyre. Për...

I shpallur ‘non grata’ si Berisha/ Rusia ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse...

Lajme të tjera

Web TV