Mali i Zi “mbyll” kufirin, në dogana iu kërkojnë testin e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës CRP dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.

Masa hyn në fuqi më 7 gusht.

Në Mal të Zi, masat për të luftuar dhe përhapur koronavirusin janë ende në fuqi, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe kufizimet për tubimet në natyrë dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike të brendshme.

Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë vdekur nga COVID 19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 3480 raste të të infektuarve./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

U pajis me urdhër mbrojtje/ Maya reagon pas sherreve me burrin: Jam…

Këngëtarja Maya Aliçkaj ka reaguar për herë të parë pas përplasjes publike që ka pasur me bashkëshortin e saj....

Zyrtare/ Armando Broja do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni

Armando Broja do të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë. Ky lajm është bërë publik nga gazetari i njohur i futbollit Fabrizio Romano, i cili...

BE miraton 6 mld euro për Ballkanin, reagon menjëherë kryeministri Rama

Këshilli Evropian miratoi të martën planit për për Ballkanin Perëndimor që vë në dispozicion 6 mld Euro për të mbështetur reformat dhe rritjen ekonomike. Kryeministri...

Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë

Për herë të parë qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë nëpërmjet Google Maps do të mund të shohin jo vetëm stacionet e autobusëve...

“Ti bëjë gjëmën burrit”/ Ngjela ‘shpërthen’ ashpër për vetëvrasjen e nënës me tre fëmijët

Analisti Spartak Ngjela bëri një analizë të ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët e vegjël i dhanë fund...

Lajme të tjera

Web TV