Anti-KÇK/ Fuga: Sa qejf kam të deklaroj ku i gjeta paratë për të blerë “Audin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori dhe akademiku Artan Fuga, ka dhënë opinionin e tij lidhur me ligjin e sapo miratuar i cili, synon të konfiskojë pasuritë personale të personave të cilët, nuk kanë mundësi t’i deklarojnë ato.

Filozofi shprehet se kjo situatë është e pakuptimtë pasi nuk përbën sens që ta lësh gjendjen të shkojë deri në këtë pikë dhe më pas të marrë masa kundër asaj situate në të cilën, je përgjegjës. Sipas tij ka dy gabime që tronditin shoqërinë : Të lësh krimin rrugëve dhe më pas të ndërtosh shtet policor.

Ai shton më tutje se mezi po pret që të vijë momenti që të deklarojë makinën e tij “Audi” e cila, është prodhim i vitit 1996. Në përshkrimin që i bën automjetit të lë të nënkuptosh që makina e tij është për muze për shkak të vjetërisë së saj, por mbetet enigmë se si është ende në funksion.

Fuga shkruan:

Rinisje e pastër – ja çfarë ka nevojë!

Unë sigurisht, duke qenë shumë dashamirës me të gjithë njerëzit e forcave të rendit si qytetar, duke i mbështetur në punën fisnike që bëjnë, jam krejt kundër që policia të marri kompetenca të jashtëzakonshme.

Nuk ka kuptim që nga njëra anë e lemë djallin të dali nga shishja dhe pastaj për ta rifutur thyejmë grykën e shishes duke gjakosur veten.

Lemë krimin të marri dhenë dhe pastaj marrim masa të jashtëzakonshme policore për t’a përballuar.

Nuk ndërtojmë dot shtet ligjior kështu. Bëjmë dy gabime që trondisin shoqërinë: Edhe lemë krimin rrugëve, edhe ndërtojmë shtet policor, që edhe pse mund të veprojë kundër krimit mbetet përsëri policor.

Cdo qytetar ka të drejtë të ketë të drejta.

Lexo edhe :  “Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Por, por, por, unë do të isha dakord që të gjithë shqiptarët të kishin detyrimin që të justifikonin brenda një periudhe ta zemë njëvjeçare të gjitha pasuritë e tundëshme dhe të patundëshme që zotërojnë, kanë pas zotëruar, kanë dhuruar, kanë marrë dhuratë, kanë shkëmbyer, kanë lënë trashëgim, etj.

Këtu të futen të gjithë, deputetë, profesorë, akademikë, gazetarë, ish të burgosur, kryetarë partish, ish ministra dhe ministra, lypsarë, drejtorë, ish drejtorë, diplomatë, biznesmenë, të papunë, emigrantë që rikthehen ose kanë aktivitet në Shqipëri apo kërkojnë shërbime në atdhe! .

Një projekt që të zgjasë 5 deri në 10 vjet! Me konsensus mbarë kombëtar!

Kontroll profesional dhe qytetar. Me juri mikse specialistësh, qytetarësh, dhe financierësh!

Kjo bëhet me standarde dhe norma shumë të sakta që duhen përpunuar me shumë kujdes, të gjithëpranuara, dhe jo me aksion me punë vullnetare.

Çfarë kanë për të na dëgjuar veshët dhe parë sytë!

Sa qejf kam të deklaroj se ku i kam gjetur paratë për të blerë Audin tim që e kam blerë okazion, pasi ka bërë 400 mijë kilometra, dhe është i vitit 1996!!!

Një xhevahir është!

Kjo është sfida që të kemi një Shqipëri të pastër!

Ta rinisim Shqipërinë pastërtisht!/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV