“Ai nuk është më ashtu si e kujtojmë ne”, neurokirurgu flet për Schumacher

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë vjet nga tragjedia, kampioni shtatë herë i botës në Formula 1 ka ndryshuar shumë

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher është “ndryshuar dhe përkeqësuar shumë” gjashtë vite nga aksidenti i tmerrshëm me ski ka thënë një neurokirurg që merret me rastin e tij.

Ish shoferi i Ferrarit, 51 vjeç tashmë, pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit në dhjetor të vitit 2013, kur ra dhe goditi kokën mbi një shkëmb, ndërsa bënte ski në Alpet franceze.

Schumacher tani ka dalë nga gjendja e komës, por kirurgu kryesor i tij Nicola Acciari pretendon se ish piloti tashmë është “një person shumë i ndryshëm nga ai që ne kujtojmë në pistat e garave”.

Kampioni shtatë herë i botës ndodhet nën kujdesin e gruas së tij Corinna-s dhe dy fëmijëve të tyre Gina-Marie, 22 vjeç dhe Mick, 20 vjeç në rezidencën e tij në Liqenin e Gjenevës.

Që nga momenti i aksidentit ata na kanë përditësuar shumë pak në lidhje me shëndetin e Michael-it dhe këtë gjë e kanë bërë me anë të Jean Todt, ish menaxherit të tij në Ferrari, duke zbuluar vitin e kaluar se Schumacher ishte “ende duke luftuar për jetën”.

Sidoqoftë, Acciari beson se Schumacher tani nuk ka më lidhje me njeriun që dominoi F1 midis viteve 1994 dhe 2004.

“Ne duhet të imagjinojmë një person shumë të ndryshëm nga ai që e mbajmë mend në rrugë e në garë, me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshuar dhe të përkeqësuar,” -tha Açiari për gazetën italiane “Contro Copertina”.

Lajmi vjen vetëm disa muaj pasi Todt dha një deklaratë për gjendjen e Schumacher gjë që ndodh shumë rrallë, pasi e vizitoi atë për të parë një Grand Prix në televizion.

“Unë jam gjithmonë i kujdesshëm me deklarata të tilla, por është e vërtetë. E pashë garën së bashku me Michael Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër,”-tha ish menaxheri i tij.

“Michael ndodhet në duar të sigurta dhe është duke marrë një kujdes shumë të mirë në shtëpinë e tij. Ai nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë.”-vijoi ai.

Sidoqoftë, Todt pranoi se pavarësisht se nuk ishte në gjendje vegjetative, Schumacher nuk ishte më parë as në gjendje të komunikonte.

Përpara përvjetorit të gjashtë të aksidentit të Schumacher më 29 dhjetor të vitit të kaluar, gruaja e tij Corinna thuhet se u tha fansave: “Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh. Së bashku jemi më të fortë dhe kjo është saktësisht se si forcat e kombinuara të lëvizjes ‘vazhdo të luftosh’, (Keep Fighting) e bëjnë më të lehtë inkurajimin e të tjerëve.”

Menaxheri dhe shoku i vjetër i Schumacher, Willi Weber, bëri kërkesën e jashtëzakonshme vitin e kaluar për gjendjen e ish pilotit, pasi sipas tij Corinna po fshihte të vërtetën për gjendjen e burrit të saj.

Lexo edhe :  Neymar Junior flet i sigurt: “Topin e Artë e fiton Vinicius”

“E di që Michael është goditur shumë, por fatkeqësisht nuk e di se çfarë përparimi ka bërë. Unë do të doja të shikoja se si ai shtrëngon duart ose godet fytyrën. Por për fat të keq, kjo është refuzuar nga Corinna. Ajo ndoshta ka frikë se do ta kuptoj menjëherë atë që po ndodh dhe do ta bëj publike të vërtetën. Unë besoj në shërimin e Michael, sepse e di që ai është një luftëtar. Nëse ka një shans, ai do ta përdorë atë. Nuk mund të jetë fundi. Lutem për të dhe jam i bindur që do ta shohim përsëri.”-u shpreh Weber.

Schumacher nuk është parë më që nga aksidenti, duke e lënë publikun të spekulojë për gjendjen e tij. Ish-ylli i Ferrarit kaloi tre muaj në gjendje kome dhe që atëherë nuk ka më asnjë lajm konkret që të shfaqi gjendjen e saktë të tij.

Një përditësim erdhi në shtatorin e kaluar, kur Schumacher u dërgua në spitalin Georges-Pompidou në Paris për një transfuzion të qelizave burimore për të zvogëluar inflamacionin. Një punonjës pretendoi se ai tani ishte “i vetëdijshëm”.

Në atë kohë “Le Parisien” raportoi se një infermiere në departamentin e kardiologjisë tha: “Po, ai është në departamentin tim. Dhe mund t’ju siguroj se ai është i vetëdijshëm. “

Gazeta franceze raportoi gjithashtu se ish shefi i Ferrarit, Todt vizitoi Schumacher në spital, duke kaluar 45 minuta me shoferin legjendar.

Todt kishte qenë në komunën e Chatres më parë, pasi kishte pjesë në varrosjen e garuesit të F2 Anthoine Hubert pas vdekjes së tij tragjike në Grand Prix të Belgjikës më 30 gusht.

Kuptohet që Todt, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të Formula 1, udhëtuan për të vizituar Schumacher pas shërbimit të marrë në spitalin Georges-Pompidou në Paris.

Djali i Michael, Mick, një shofer i F2, kishte qenë gjithashtu në funeralin e Hubert. Mick ishte me babanë e tij në Meribel kur ndodhi aksidenti fatal i 29 dhjetorit 2013.

Schumacher goditi anën e djathtë të kokës mbi një shkëmb, duke e hapur helmetën në dy pjesë e marrë dëmtim të rëndë në tru.

Mjekët punuan shumë për të larguar mpiksjen e gjakut nga truri i tij, por një pjesë kishte mbetur pasi ishte zhytur thellë në tru.

Ish piloti vizitohet vetëm nga miqtë e afërt, askush prej të cilëve nuk ka dhënë specifika për gjendjen e tij shëndetësore.

“Le Parisien”, duke përmendur burime sekrete tha se Schumacher është trajtuar të paktën dy herë më parë në spitalin Georges-Pompidou, çdo herë nën një emër të rremë dhe është trajtuar nga një ekip i vogël mjekësor.

/Nga Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/ 

Të fundit

“Pse nuk u publikua intervista me Afronën?” Ja përgjigjja e Bleros

Promoja e intervistës së Afrona Dikës me Blero Muharremin, ku u panë të përlotur duke folur për ndarjen, zgjoi...

33 vite PS/ Veliaj mirënjohje socialistëve të vjetër: Jemi forca që sjell ndryshimin

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nisi sot një tur në çdo njësi të kryeqytetit, për t’u takuar dhe uruar...

Antonio Diodato koncert në Tiranë/ Veliaj: Qershia mbi tortë e Javës së Kulturës Italiane

Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në sheshin “Italia”...

Nisin fluturimet direkte për në Valencia nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

6 qershor 2024, Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiaranës ofron si mundësi për udhëtarët. Më...

E dini që e qara na bën mirë? Ja 11 përfitimet

E qara është një përgjigje e natyrshme e njeriut ndaj një game të gjerë emocionesh. Është normale të qash ndonjëherë, veçanërisht në ngjarje të...

Lajme të tjera

Web TV