Rama në SHBA tregon emrin e themeluesit të Shengenit Ballkanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama foli edhe për pozicionin e tij për Shengenin Ballkanik duke justifikuar situatën e krijuar nga kjo iniciativë.

Ai e pranon se ai duket si tradhtari kryesor por ka qenë ambasadori Grenll i cili ka nxitur marrjen e vendimit për të vendosur marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri ka sqaruar situatën dhe të gjitha ato që pasuan nga polemikat që shkaktoi Shengeni duke përfshirë edhe rolin e opozitës.

Rama nuk e ka fshehur që mezi pret të bashkëpunojë me Kosovën.

“Për momentin jam tradhtari i përkryer. Ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të vendosur fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë, por po ta kisha thënë unë ndoshta nuk do të isha këtu sot, ndoshta do të më kishin prerë kokën. Kosova është realitet dhe Serbia duhet të çlirohet nga ky makth dhe ta njohë.

Albin Kurti? Poezia e opozitës nuk është e njëjtë me prozën e qeverisë. Mezi pres të punoj së bashku me ata. Kufiri është një temë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që të bëhet fluid. Por sapo ta përmendja këtu apo në Bruksel, njerëzit do të thoshin ‘mos je çmendur, kjo është Shqipëria e madhe’. Tani kemi një marrëveshje që kufijtë mund të jenë të hapur.

Binda Presidentin e Serbisë që të mos ta linin jashtë lëvizjen e njerëzve, se donin vetëm kapitalin, se kishin frikë se po të hapeshin kufijtë do të bëhej Shqipëria e Madhe. Shengeni Ballkanik nuk është një BE e vogël. Nuk ka veto, paragjykim, apo kushtëzim. Pra gjithsecili mund të bëjë pjesë apo të zbatojë pjesë të saj sikur do. Nuk është e thënë që Kosova të bëjë të njëjtën gjë me Serbinë”, -tha Rama./Fjala.al

Të fundit

Revista prestigjioze: Vizitoni Shqipërinë. Kur të shkojë Kushner, do jetë vonë!

Alexander Lobrano, Air Mail* Me një vijë bregdetare të pacenuar, Shqipëria është e destinuar të thithë udhëtarë të guximshëm. Një...

Tkurrja e euros ‘mposhti’ Bankën e Shqipërisë!

“Kursi është djallëzor dhe i paparashikueshëm”, kështu u shpreh në verën e vitit 2024 guvernatori Gent Sejko teksa fliste në Kuvend. E pikërisht kështu...

U la në listën e hapur të Tiranës, Ermonela Felaj: E njoh rrugën dhe do të bëj maksimumin

Socialistja Ermonela Felaj, e cila kandidon për deputete në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se mandatin aktual e ka fituar nga ky...

“Përfundova në spital”/ Gazetarja preket nga virusi, pasi konsumoi fileto me salmonelë

Gazetarja Arestina Skënderi ka rrëfyer si përfundoi për ditë me radhë në spital nga salmonela e pulave që qarkulluan në Shqipëri pavarësisht se ishin...

“Gazo, kam ardh t’iu flas për ty”/ Kandidatja e PS vijon replikat me Bardhin

Kandidatja për deputete e Partisë Socialsite, Zegjine Çaushi vijon replikat në distancë me Gazment Bardhin. Çaushi ka publikuar në rrjetet sociale një video nga...

Lajme të tjera

Web TV