Studimi tronditës/ Meshkujt ndjehen të rritur vetëm në moshën 54 vjeçare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket e pabesueshme, por ja që është e vërtet. Burrat sot ndjehen të rritur në moshën 54 vjeçare. Nuk është një sipërmarrje e ndonjë individi por e një studimi ku është hedhur dritë mbi mënyrën se si jetojnë meshkujt e moshave të ndryshme dhe konkluzioni ka qenë tronditës.

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur vetëm kur mbushin 54 vjeç. Për të përfunduar projektin, u ndoqën 1000 burra, duke marrë parasysh stilin e jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale. Zbulimi, botuar nga gazeta Telegraph, tregoi se vetëm në moshën 54 vjeç burrat ndjehen plotësisht të sigurt dhe të realizuar mirë, për të shijuar jetën si “të rritur të vërtetë”.

Studimi sugjeron që kjo ndodh me njeriun e sotëm, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë fazë, dhe kjo ndodh për shkak të presioneve të jetës moderne, të tilla si një situatë financiare dhe shtyrja e atësisë në kohë.

Sipas studimit, pasiguritë që lidhen me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta, pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk adresojnë drejtpërdrejt problemet e tyre, dhe vazhdojnë të sillen si adoleshentë. Burrat kanë theksuar se frika se mos nuk sigurojnë një shtëpi të vetën, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes e frikësojnë pjesën më të madhe të tyre. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV