Ju që shani Alketën, pini uthull!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na turpëroi dhe na fëlliqi. Epo ky është kulmi! A ka sukses më të madh kur një grua shqiptare arrin të shfaqet dhe moderojë në Sanremo?

Pikërisht aty, në sallën e atij festivali ku kanë performuar sa e sa yje italianë e botërorë të muzikës dhe ne të themi që Alketa na turpëroi? Vetëm një masë njerëzish me probleme me veten, që kanë si ushqim urrejtjen për të mirën, që zilinë e kanë bashkudhëtare të jetës, që janë rritur keq, janë ushqyer po aq keq dhe që u mungon pozitiviteti mund të thonë që Alketa na turpëroi.

Lëre pastaj ata dyshuesit e sëmurë që shkruajnë se ka dhënë para për të qenë atje. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, unë pyes: a mund të pranohet në Sanremo edhe një i paaftë vetëm se ka dhënë para!? Kjo është të mbash barkun me dorë. A bëri gabime Alketa? Vetëm kush fle gjumë nuk bën gabime.

Unë si zanat kam fjalën mund të numëroj disa. Por, ma ajo bëri një gjë aq të madhe për të gjithë ne. Na bëri krenarë! Ne që 29 vjet më parë iu qepëm litarëve të anijeve dhe sulmuam Italinë fiqnje, ashtu të rreckosur, të pangrënë dhe të paparë. Apo i harruat ato pamje? O njerëz!

Alketa është produkt 100 për qind shqiptar dhe arriti në majë. Kush nuk e kupton dhe nuk e vlerëson këtë, të pijë uthull tërë ditën dhe tërë jetën. Unë kam vetëm këto fjalë: Faleminderit Alketa! Na bëre krenarë!

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV