Dializa/ Miratohen pagesat, procedura që duhet të ndjekë pacienti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të sëmurët që marrin shërbimin e dializës në spitale publike ose private do të financohen nga buxheti i shtetit. Qeveria ka miratuar fondin për këtë shërbim për vitin 2020. Paketa e shërbimit të dializës ka një kosto prej 11,530 lekësh, ndërsa marzhi i fitimit për spitalet private që ofrojnë këtë shërbim është 5 % dhe kostoja në total arrin në 12,106 lekë.  Fondi financon paketat e shërbimeve shëndetësore, bazuar në koston e shërbimeve, në institucionet shëndetësore publike. Financimi i institucioneve shëndetësore jopublike bazohet në çmimin e përcaktuar në shtojcat e këtij vendimi. Personat e siguruar që përfitojnë nga këto paketa janë të përjashtuar nga bashkëpagesa.”.

Këto paketa financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Financimi dhe realizimi i këtyre ndërhyrjeve kryhet fillimisht në sektorin publik. Por për shkak se sëmundjet e  veshkave dhe ato kardiokirurgjike  janë me incidencë të lartë, edhe nevojat e popullatës për këto ndërhyrje nuk arrijnë të plotësohen nga spitalet publike, për këtë arsye, rastet që janë përtej kapaciteteve të institucioneve shëndetësore publike, FSDKSH i financon këto paketa edhe në spitalet jopublike me kontratë me Fondin. Pacientët e përfitojnë shërbimin sipas një listë- pritje me rregulla të qarta e transparente.

Duhet theksuar se, financimi dhe realizimi i këtyre paketave shëndetësore është një nga arritjet më të rëndësishme të FSDKSH-së dhe një standart i ri i kujdesit shëndetësor. Kjo qasje e re sot shpëton jetë njerëzish dhe u jep shpresë të sëmurëve, duke shkurtuar listë-pritjen  për pacientët  dhe rritur cilësinë e  shërbimit ndaj tyre.

Fondi administron Regjistrin Kombëtar të Paketave të shërbimeve shëndetësore. Rregullat, kriteret dhe mënyra e organizimit të Regjistrit Kombëtar të Paketave , të financuara nga Fondi, hartohen nga ky i fundit dhe miratohen nga Këshilli Administrativ i tij.

Lexo edhe :  Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Rruga që duhet të ndjekë pacienti nis nga zbatimi i sistemit të referimit, për të patur konsultën e shërbimit përkatës (të nefrologjisë, kardiologjisë, kardiokirurgjisë ose ORL-së). Vendimin, nëse pacienti ka nevojë për një paketë shërbimi, e merr pikërisht shërbimi përkatës në QSUT. Më pas pacienti drejtohet në zyrat e Fondit ku bën regjistrimin. Pacienti fillimisht regjistrohet në institucionet shëndetësore publike në përputhje me kapacitetet e lira të raportuara pranë zyrës së Fondit, dhe në rast se në datën e përcaktuar, nuk ka vende të lira në institucionin shëndetësor publik, atëherë nëpunësi i autorizuar i sektorit bën regjistrimin e pacientit në mënyrë të barabartë në institucionet shëndetësore private të kontraktuara nga Fondi.

Pacientit i merren të dhënat anagrafike dhe adresa, për t’u kontaktuar më pas nga Fondi në momentin e krijimit të mundësisë për marrjen e shërbimit. Financimi është në masë të njëjtë, pra 100%, si në institucionet shëndetësore publike, ashtu dhe në ato jopublike – e thënë më thjeshtë, pacienti nuk paguan asgjë shtesë. Edhe spitali jopublik, që ka kontratë me FSDKSH-në, është i detyruar të trajtojë pacientët e referuar nga Regjistri Kombëtar i Paketave të shërbimeve dhe nuk aplikon pagesë ndaj pacientëve të referuar nga Fondi.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV