Ngadalësohet koronavirusi në Kinë, por më e keqja nuk ka ardhur akoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i rasteve të të prekurve nga koronavirusi në Kinë është zvogëluar për dy ditë rresht, por sipas zyrtarëve kinezë më e keqja mund të mos ketë përfunduar ende.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë për shtyp se ka të paktën 31.211 raste të konfirmuara në Kinë dhe të paktën 637 të vdekur, transmeton CNBC.

Megjithatë, është “shumë herët” për të treguar kur virusi do të arrijë përsëri ose ku mund të përhapet, u tha gazetarëve Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në bërjen e parashikimeve”, tha ai. “Ka cikle transmetimi dhe ne mund të shohim që ato raste rriten gjatë ditëve të ardhshme, por të paktën për momentin, gjërat janë të qëndrueshme”. Agjencia konfirmoi gjithashtu se ka dërguar pajisje mjekësore, përfshirë maska, doreza dhe teste diagnostikuese, në të gjithë botën.

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Lajme të tjera

Web TV