Situata e coronavirusit në Kinë sa vjen e rëndohet ndërkohë që numri i të vdekurve ka arritur në 723 dhe vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar më shumë se 3000 raste të reja.
Gjithashtu numri i të prekurve ka arritur në 34.546 persona dhe nën vëzhgimin mjekësor janë pothuajse 185.555 persona. Gjithashtu njerëz të prekur me këtë virus ka edhe në 20 vende të botës përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën, Indinë dhe vendin tonë fqinj Italinë.
Coronavirus ka shpërthyer në qytetin Wuhan të Kinës para Vitit të Ri dhe është përhapur me shpejtësi pasi në fazën e inkubacionit nuk jep shenja dhe është ngjitës. Kjo e bën atë që ai të transmetohet nga një person te një person tjetër shumë lehtësisht./Fjala.al