(Video) Me 161 km/h në Tiranë-Elbasan, policia arreston 2 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar dhe drager në dy akse kryesore të vendit, Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan. Gjatë kontrollit janë identifikuar shoferë që qarkullojnë me shpejtësi nga 150 km/h deri në 161 km/h.

12 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh.

Reagimi i plotë

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë

Kontroll me radar dhe drager, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijne si rezultat i shpejtësise mbi normat e lejuara, e cila cënon rëndë sigurinë e te gjithe perdorueseve te rruges.

Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë, drejtimit te mjetit pas perdorimit te alkoolit dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

150 km/h – 161 KM/h në rrugen Interurbane kryesore Tiranë-Durrës -Tirane.

Kenaqesi ! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është absolutisht rrezik potencial per aksident rrugore?.

Edhe pse unaza e madhe eshte disiplinuar ne raport me shkeljet te cilat e kishin kthyer ate ne nje segment mjaft problematik per sigurine, kontrollet vijojne ne menyre permanente ne kete segment dhe rruge te tjera me problematike te ngjashme.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë ?, dhe aparatin alkool testues, në 5 orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 150 km/h – 161 km/h, si dhe jane arrestuar ne kushtet e flagrances dy drejtues mjetesh, te cilet jane konstatuar duke drejtuar mjetet ne gjendje te dehur.

Lexo edhe :  Makina përfshihet nga flakët në Tiranë, dyshohet për defekt teknik

Drejtues mjetesh: Rruga ?është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës?.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bej statistike ?. familja ka nevoje për TY , jo për videot e tua ku reklamohet shkelja e rregullave si model sjellje ?

Të fundit

Programi i Demokratëve/ Basha: 2 mijë euro për çdo bebe të lindur

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se shpopullimi dhe rënien e lindshmërisë janë kërcënime serioze për të ardhmen...

Ja pse hakerët kanë sukses (dhe tre këshilla për reduktimin e rrezikut)

Sulmet kibernetike përfaqësojnë një kërcënim në rritje. Sipas hulumtimeve të fundit, deri në 68% e sulmeve shfrytëzojnë zgjuarsinë e kryer gjatë fazës së programimit dhe enkriptimit . Këto ndahen në...

U hoq nga hyrja e Tiranës para 6 vitesh, zbulohet qyteti ku do të vendoset “Shqiponja”

“Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës që u hoq në vitin 2018 për shkak të projektit të Unazës së Madhe do të vendoset...

Sot, dita e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu! Sa vite shënohen

Sot, përkujtojmë 557 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, i cili ndërroi jetë më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Gjergj...

Vera dhe vreshtaria, qeveria miraton ngritjen e një komisioni të posaçëm

Vera dhe vreshtaria tashmë do të kenë një komision të posaçëm. Vendimi është marrë këtë të enjte në mbledhjen e qeverisë, me propozimin e...

Lajme të tjera

Web TV