Artan Hoxha: E pashë trupin e Prengës, e nxorën të zhveshur nga lokali!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha në një dalje në televizionin “ABC”, ka treguar se ka mundur të gjejë dhe të shohë pamjet e nxjerrjes së trupit të pajetë të Jan Prengës nga resorti i Altin Hajrit. Edhe pse policia ende nuk e ka gjetur trupin e tij, gazetari pretendon që i ka parë pamjet horror dhe tregon edhe momentin kur trupi i pajetë dhe i zhveshur është futur në mjetin që u gjend më pas i djegur!

“Unë e kam parë të vdekur Jan (Dodë) Prengën. Janë pamje shumë të rënda. Unë i kam parë por uroj të mos dalin kurrë në publik, nga unë jo por as nga gazetarë të tjerë. Është shumë e rëndë se familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe nuk kanë trupin e pajetë. Kjo është ngjarje e rëndë, përmasat e së cilës mund të rriten në vijim. Në pamjet që janë sekuestruar nga policia në resortin “Golden” në Shijak është një Range Rover i bardhë që futet në garazhin e kompleksit. Kanë dalë 4 persona, hapet dera e bagazhit dhe nxirret kufoma e Jan Prengës. Nga këmbët e deri në gjoks është i zhveshur vetëm mbathjet ka veshur. Trupi është nxjerr i pajetë. Personat janë me kapuça të maskuar. E lënë trupin në tokë disa minuta e më pas e fusin tek një furgon i bardhë. Që nga ai moment nuk dihet ku është çuar trupi është zhdukur. Në pamjet e garazhit duken disa persona që sjellin teshat. Ndërrohen dhe rrobat që kanë përdor në krim i fusin në furgon bashkë me kufomën. Janë asgjësuar, djegur apo groposur…nuk dihet. Po e heton prokuroria. Ata (pronarët e resortit) kanë fshirë kamerat, por kanë harruar atë të garazhit, që për fatin e mirë të policisë ka qenë me rezolucion të lartë. Pamje këto të sekuestruara nga grupi hetimor, i cili ka vepruar shpejt në kapjen e disa prej personave të përfshirë”, tregon gazetari.

Lidhja me Dritan Rexhepin

“Ai ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, në një vend ku ka personazhe të rëndësishëm të botës së krimit. Për më tepër pamjet që po jep regjia e tregojnë se çfarë ndodh në një vend si Ekuadori. Para tre javësh atje u kap një nëndetëse me 6 ton, imagjino çfarë kapacitetesh kanë arritur. Atje quhen kartele. Në burg policia e Eduadorit për t’i mbajtur nën kontroll grupet i kanë lënë që edhe të kenë komunikim. Unë kam provuar ta marr me video dhe ishte e vështirë se kishte bllokim valësh, intervista është realizuar me telefonin e burgut dhe jam i detyruar ta regjistroja. Unë përdorja një telefon në Shqipëri,i ai me telefonin e burgut. Unë u mundova që kam pasur edhe daljet publike, ai lajmi i telefonatës së ndërprerë duket se shkoi atje. Unë po e kërkoja dhe u gjet mënyra si të bëhej intervista. Gjatë intervistë gjërat që më interesonin së pari ishin se është akuzuar se ka urdhëruar pengmarrjen”, thotë gazetari.

Lexo edhe :  Kërkuan ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’, GJKKO merr vendimin për Berishën e Malltezin

Ja si e pashë Jan Prengën duke e nxjerrë nga resorti

“Si u mundova unë që ia mbusha mendjen Dritan Rexhepit. Andej është shumë i njohur. Fakti që unë e binda ishte momenti që i thashë se kam parë videon se si është trajtuar dhe e kam parë të vdekur Jan Prengën. Unë i tregova atij se çfarë kisha parë dhe i thashë unë si gazetar nuk do e publikoj atë video se është shkelje e rëndë por do u kërkoja edhe kolegëve që nis u bie në dorë ajo video, për familje, fëmijët pamjet nuk do jetë aspak etike. E kam bindur personin atje që të sqarojë këtë situatë se ngjarja në Shqipëri është shumë e rëndë. Në pamje unë kam parë një ‘Range Rover’ të bardhë që është futur në garazhin e kompleksit Golden nga i cili ka dalë 4 persona, hapet dera e pasme e bagazhit, nxirret kufoma e Jan Prengës nga këmbët deri tokë dhe pas pak e marrin dhe e fusin te furgoni. Dhe që kush janë këta persona që e kanë bërë këtë gjë, autoritet tona e kanë provuar tashmë. Ata janë kujdesur të fshijnë kamerat e resortit dhe kanë harruar kamerën e garazhit. Pas pak minutash vjen një person tjetër dhe sjell teshat, këta heqin ato që kanë dhe dalin para kamerave. Në atë filmim dëshmohet qartë se personi është i pajetë. Në këto kushte ky është një element tjetër dhe Gramoz Rexhepit i kam thënë se gjithë kjo histori thuhet se është organizuar prej teje”!

 

 

Të fundit

Real Madrid nuk dorëzohet kurrë, Los Blancos përmbysin Bayernin dhe shkojnë në finale

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los...

Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions League se fati ju mohoi...

Aktorja e njohur zyrtarizon lidhjen me ish-banorin e BBV (Foto)

Aktorja e njohur, Ana Lika prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me ish-banorin e Big Brother Vip, Bjordi Mezini. Pavarësisht spekulimeve të shumta,...

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Lajme të tjera

Web TV