Koronavirusi po vret në mënyrë të frikshme, 97 njerëz vdiqën vetëm dje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi është duke u marrë jetën shumë njerëzve në mënyrë të frikshme. Deri më tani numri i viktimave ka arritur në 908 persona. Ndërsa në Kinë vetëm ditën e diel ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit 97 njerëz.

Megjithatë, nga ana tjetër, numri i personave të infektuar në ditë është duke u stabilizuar.

Sipas të dhënave deri më tani janë 40,171 persona të infektuar, ndërsa 187,518 gjenden nën vëzhgim mjekësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar ekipe të ekspertëve në Pekin për të ndihmuar në hulumtimin e virusit të ri.

Sipas të dhënave kineze, 3,281 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin. Të hënën, miliona persona janë kthyer në vendet e punës pas pushimit për Vitin e Ri Hënor. P

Përgjatë fundjavës, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri ka tejkaluar shifrën e viktimave nga epidemia e Sars-it e 2003-it, virus që po ashtu nisi në Kinë duke vrarë 774 persona në gjithë botën.

Koronavirusi i ri është raportuar fillimisht në Wuhan, kryeqytet i provincës Hubei. Ky qytet me 11 milionë banorë është izoluar tashmë për javë të tëra.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli më 30 janar emergjencën botërore. Ndërsa deri më tani virusi është shpërndarë në të paktën 27 shtete të botës, ku dy persona kanë ndërruar jetë jashtë territorit kinez, një në Hong Kong dhe një tjetër në Filipine.

Koronavirusi i ri përcillet me temperaturë dhe kollë, që mund të rezultojë me pneumoni.

Të fundit

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës...

Negociatat Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila...

Një çast gjykimi ka ardhur: jo vetëm për Netanyahu-n, por edhe për mbështetësit e tij

Nga Owen Jones Sulmi i rinovuar i Izraelit mbi Gazën ka nxitur dënim ndërkombëtar, por shumë nga ata që po e kritikojnë sot, do të...

Sorkadhet e Parkut Kombëtar të Tirënës në mëshirë të fatit

Nga Sefer Pasha U bënë dy muaj që tre - katër sorkadhe u dalin përpara qytetarëve. Ato lëvizin në udhët e Parkut Kombëtar të Tiranës....

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV