Si po e shkatërrojnë botën uraganet meshkuj me emra femrash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ato mbajnë emra femrash. Në mos të gjitha absolute, të paktën shumica absolute e tyre. Janë uragane. Për çudi, vetë fjala “uragan” i përket gjinisë mashkullore.

Po ngremë një pikëpyetje… Mos vallë emrat e meshkujve nuk arrijnë të përcjellin urgjencën e një situate kritike, siç është ajo që sjell uragani? Pra erë e fortë e për pasojë prishje çatish, rrëzime pemësh, ngritje të dallgëve oqeanike, e marrje jetësh njerëzore.

Nëse hedhim vështrim në kohë, për t’u njohur me uraganet më të fuqishme, do vëmë re stuhitë me emra të bukur femrash, si “Irma”, “Katrina”, “Rita” e një duzinë uraganesh të tjerë, kanë vrarë njerëz. Këtu do të ngremë dhe një pyetje të dytë: Mos vallë kjo është prova e fuqisë vrasëse që një femër ka poshtë petkut të një delikatese mashtruese?

Sipas kësaj logjike meteorologët meshkuj kanë vendosur të identifikojnë frustrimin e natyrës me gjininë femërore, sepse: ose ata mund të kenë takuar femra shkatërruese në jetën e tyre, ose gratë që kanë për pjesë në shtëpi i kanë vështirë t’i mbajnë nën kontroll. Për të shkuar më tej duket se me cilësimin e uraganeve si femërore, merret dhe mesazhi se realisht njerëzit nuk duhet t’i frikësohen këtij fenomeni natyror, por vetë femrave.

Rreziku më i madh vjen nga atje ku pritet më pak. Dhe së fundi: Ky është një shkrim satirik pa kontekste diskriminuese ndaj femrës, por thjesht për t’i dhënë pak nuanca humori dëmeve të shumta që ka shkaktuar uragani i fundit femëror i mbiquajtur “Kiara”./Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV