“Gjyqtarët e KÇK-së”, Rama tregon si do të luftohen në kohë reale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata ku ndodhet vendi, sipas Edi Ramës, ka dy anë të medaljes: krimin e organizuar dhe gjyqtarët e korruptuar.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama akuzoi gjyqtarët “kap ça t’kapësh” se po marrin vendime skandaloze “që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm për vrasje, në mënyrën më spektakolare të shkeljes së ligjit nga vetë gjykatësit, deri në ndryshimin e pronave.”

“Kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore si asnjëherë më parë në të dyja anët e medaljes. Nga një anë e medaljes që është pasqyrë e krimit të organizuar dhe në njërën anë të medaljes që është pasqyrë e korrupsionit në drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi se Inspektoriati i Lartë i Drejtësië do t’i bëhet e mundur që brenda 3 ditësh të pezullojë gjykatësin në detyrë, kur merret një vendim kontestues.

“I japim institucioneve instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve. Menjëherë verifikimi i figurës dhe menjëherë verifikimi i pasurisë. Më pas menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin bashkë me shokët mbrapa hekurave”, tha Rama.

Rama në Kuvend: ME OFL-në kemi tronditur në palcë krimin e organizuar

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV