Përjashtimi nga prokurimet/ 22 kompani, arsyet dhe lista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Prokurorit Publik ka bërë të ditur listën e kompanive që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në garat  që hapen nga ana e institucioneve publike për mallra apo shërbime. Janë në total 22 subjekte. Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik vetëm në muajin janar të këtij viti u përjashtuan tre operatorë ku dy prej tyre nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në tenderë për një vit ndërsa kompania e fundit është ndaluar për një periudhë 18 mujore.

Sipas ligjit kompanitë mund të përjashtohen nga pjesëmarrja në tenderë për një afat deri në 3 vjet dhe duket se gradualisht edhe masat përjashtuese së fundmi janë zbutur disi pasi përjashtimet kanë qenë kryesisht për periudha 1 vit apo 18 muaj dhe më pak dy apo tre vjet sikurse ka ndodhur në vitin 2017.

Por cilat janë arsyet që kompanitë përjashtohen nga prokurimet publike. Sipas ligjit të prokurimit publik kjo masë merret për një sërë por më të zakonshmet lidhen me keqinformimin përmes dokumenteve të pasaktë, si dhe mosrespektimi në kohë i detyrimeve kontraktuale.

Në shumicën e rasteve sikurse është bërë më herët një vlerësim nga APP në raportet vjetore operatorët ekonomikë janë përjashtuar për shkak të keqinformimit, nëpërmjet paraqitjes në tender të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme. Po kështu jo të pakta janë rastet kur përjashtimi vjen për shkak se operatori nuk ka arritur të mbyllë punimet apo shërbimet sipas kontratës së nënshkruar me autoritetin kontraktor respektiv.

Përjashtimet në draft ligjin e ri

Agjencia e Prokurimit Publik ka aktualisht në konsultim publik një draft të ligjit mbi prokurimet. Edhe në këtë draft në një nen të veçantë specifikohen edhe arsyet pse një kompani mund të përjashtohet nga garat publike.

Lexo edhe :  Muaji gusht fundosi më shumë euron, u këmbye me 97.2 lekë

“Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga fitimi i kontratave publike, pavarësisht nga çështja penale, që mund të ketë filluar, për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet për:

  1. a) keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi;
  2. b) mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale në kontratat publike, brenda afateve të përcaktuara në rregullat e prokurimit;
  3. c) nëse është tërhequr, mbi pesë herë, nga nënshkrimi i kontratës në procedura prokurimi të ndryshme, të zhvilluara nga një ose disa autoritete ose ente të ndryshme kontraktore, brenda një viti kalendarik.
  4. d) kur ka një vendim të formës së prerë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës për marrëveshje në oferta.
  5. Agjencia e Prokurimit Publik merr vendime për përjashtimin e operatorëve ekonomikë, duke mbajtur parasysh, parimet e paanshmërisë, ligjshmërisë dhe proporcionalitetit” thuhet ne draftligj.

Të fundit

Rama: Vjedhja e ujit penalizohet me heqje lirie, krijohet “task forca” në nivel kombëtar

Kryeministri Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Lajme të tjera

Web TV