Studentja shqiptare shkon të shkollohet në Angli, por vihet në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e një studenteje shqiptare në Angli është thuajse historia e gjithë të diplomuarve që kërkojnë vendet e Europës të punësohen ose të fitojnë të drejta qëndrimi dhe punësimi atje ku shkojnë. Vajza vetëm 22 vjeç, për t`i ikur realitetit të hidhur në vendin tonë, ka zgjedhur dokumente false e pastaj është përpjekur të gënjejë vetëm e vetëm që të qëndrojë në Britani.

Avokati i saj ka zbuluar edhe qëllimin e studentes shqiptare që ka tentuar të kryente specializim në fushën e Infermierisë dhe të qëndrojë aty por fati i ka rezervuar një fund të hidhur kur ajo është ndaluar nga policia. Ajo nën akuzën e përdorimit të dokumenteve false është hetuar dhe gjykuar në shtetin britanik dhe tashmë do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata!

Historia         

Një 22-vjeçare shqiptare është dënuar nga një gjykata në Britani me 13 muaj e gjysmë burgim për faktin se u kap me dokumente të falsifikuara. Ina Bufi, shkruajnë mediet britanike, u ndalua korrikun e vitit të kaluar nga policët e kufirit në portin e Holyhead. Ajo po udhëtonte me makinë kur agjentët i kërkuan dokumentet. Në atë moment ajo dorëzoi një kartë identiteti dhe një patentë greke ku ngulmonte se ishin origjinale. Në fund, Ina Bufi u dorëzua dhe pranoi se është qytetare shqiptare dhe nuk ka të drejtë hyrjeje në Britani të Madhe.

Makina ku ndodhej vajza drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, i cili më parë kishte kaluar edhe 5 shqiptarë ilegalisht në Britani. Ky i fundit nuk mori pjesë në seancë për shkak të motit të papërshtatshëm për të udhëtuar. Ina Bufi u arrestua dhe akuzua për posedim të dokumenteve false.

Para gjykatës ajo tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe po trafikohej në Britani. Por hetimet kishin vërtetuar se Ina Bufi nuk ishte trafikuar, por kishte hyrë vetë në Angli me dokumente të falsifikuara. 22-vjeçarja pranoi akuzat e prokurorisë, ndërsa avokati i saj tha se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe kishte planifikuar të kryente studimet “Master”. Avokati bëri gjithashtu me dije se Ina ka bërë kërkesë për azil në Britani të Madhe.

Lexo edhe :  Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe as nuk kemi oreks për t’i pasur me Rusinë

Në fund gjykatësi dha dënimin me 13.5 muaj burgim për 22-vjeçaren shqiptare, si dhe urdhëroi konfiskimin e dokumenteve false greke që përdoreshin prej saj. Tashmë nuk i dihet se cili do të jetë fati i Inës kur të lërë qelinë nëse ajo do mundet dot ta fitojë të drejtën e shkollimit të dëshiruar.  n.k /Fjala.al/

Të fundit

“Ndodhi ajo që Hitleri kishte frikë”/ Ministria e Mbrojtjes publikon dokumente arkivore

Në Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste, Ministria Ruse e Mbrojtjes po hap një seksion historik dhe edukativ në...

Rrëfimi i pabotuar/ Alush Majko, si i ruajti varret e 3 gjeneralëve në Vranisht të Vlorës

Nga Sefer Pasha Të udhëtosh nëpër Lumin e Vlorës këtë pranverë është kënaqësi. Me Namik Jahaj çapojmë për në fshatin Vranisht. Buzë lumit të Kaurit...

Maj 1664/ Sukseset e Ahmed Pashë Qypriliut në luftën kundër Austrisë

Në luftën Austro-Turke, Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qypriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në...

Reshjet e shumta të shiut mund të kontribuojnë në lloje të caktuara tërmetesh

Shiu dhe bora e madhe ndryshojnë presionin në shkëmbinj dhe mund të kenë kontribuar në një seri tërmetesh të vogla në Japoni. Çfarë i shkakton...

Misteri/ A ekzistojnë UFO-t nënujore?

Po, në kuptimin e Uso, "objekt i zhytur i paidentifikuar", i cili mund të përfaqësojë çdo kërcënim lufte që vjen nga detet tona, por...

Lajme të tjera

Web TV