Basha takon ambasadorin e ri të Italisë: Të forcojmë bashkëpunimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD Lulzim Basha ka takuar sot në Tiranë ambasadorin e ri italian Fabrizio Bucci.

Basha bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutuan një sërë çështjesh, ndërsa u fol për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë takimit të parë me ambasadorin e ri italian, z. Fabrizio Bucci, konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike se Italia është një nga partnerët tanë strategjikë për Shqipërinë.

I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.

Ekonomia dhe punësimi përmes mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate“, shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.

Të fundit

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV