Lad Gjuta gjyqtarit: Nuk doja t`i bëja keq Ramës, kam simpati për të!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas bujës së madhe me të cilën u arrestua Vladimir Gjuta në afërsi të selisë së Partisë Socialiste, arrestim që u tha u krye për shkak se mund t`i bënte keq shefit të PS-së, këtë moment e ka sqaruar edhe vetë në gjykatë kuksiani. Ai ka shpjeguar se s`ka dashur t`i bëjë keq Edi Ramës por ka qenë duke shkuar në punën e tij për të kthyer paratë që i duheshin për një pagesë biznesi. Edhe pse seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se Gjuta nuk ka ngurruar t`i thotë gjyqtarit se ai ka simpati madje për Ramën dhe se asnjëherë nuk i shkonte mendja t`i bënte keq. Përveç Ramës ai i ka thënë gjykatës së kishte simpati edhe për Berishën, por pavarësisht të gjitha simpative të tija, gjyqtari i seancës ka zgjedhur ta lërë në qeli kuksianin nën tri akuza të rënda në fakt, por që avokati ka premtuar se do ta ndryshojë masën e sigurisë për të.

Avokati Naim Gjuta në përfundim të seancës gjyqësore, me dyer të mbyllura tha se klienti i tij nuk kishte për qëllim që t’i bënte atentat kryeministrit Edi Rama, por po thyente disa para të cilat i duheshin për të hapur një biznes në Shqipëri. Sa i përket shumës së madhe të lekëve që iu gjetën në çantën “Gucci”, avokati tha se i ka fituar me punën në Angli. “S’ka lidhje t’i bënte atentat kryeministrit. Paratë i donte për t’i thyer sepse do hapte biznes me mallra amerikane. Lekët i ka fituar nga puna në Angli. Do ta ankimojmë masën e sigurisë dhe hetimet do të zbardhin të vërtetën”, tha avokati Naim Gjuta. Ndërsa gjatë pyetjes në polici, Gjuta ka deklaruar se nuk kishte qëllim që të kryente atentat ndaj kryeministrit, pasi ka simpati për Ramën, por dhe Berishën si politikanë, siç ka edhe për ish- presidentin amerikan, George Bush. Këtë deklarim Gjuta e ka thënë edhe gjatë seancës gjyqësore zhvilluar me dyer të mbyllura në dhomën penale nga gjyqtari Kastriot Gramshi.

Lexo edhe :  16 vite në NATO/ Basha: Besoni te Shqipëria, vendi ynë meriton më shumë

Gjuta u arrestua me një pistoletë me fishekë në gojë, një dorezë metalike dhe rreth 180 mijë euro me vete në një çantë firmato “Gucci”; më saktësisht 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja. Po gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe një automjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte.  Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”! n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Shenjat që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me kalcium si pjesë e dietës tuaj të ekuilibruar. Ky metal...

Meta në burg/ OSBE: Asnjë koment

Delegacioni i OSBE për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ka refuzuar të japë një koment për kandidimin e Ilir Metës nga qelia. Kreu i...

6 zakonet tipike të njerëzve të zgjuar, disa për të cilat nuk keni asnjë ide

A ka ndonjë pikë të përbashkët që i bën të dallohen njerëzit e zgjuar? Sipas ekspertëve dhe analizave, përgjigja është po dhe ajo qëndron...

Cilat janë valutat më të sigurta që po i bëjnë ballë tarifave të vazhdueshme të Trump?

Investitorët po grumbullohen drejt aseteve të sigurta pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi një sërë tarifash reciproke javën e kaluar dhe aktualisht shumë...

Pas largimit të Donatella Versace nga marka e saj, Prada do blejë firmën luksoze?

Shtëpia e famshme italiane e modës ‘Prada’ po do të vendosë brenda kësaj jave mundësinë e blerjes së konkurentes tjetër luksoze në këtë fushë,...

Lajme të tjera

Web TV