FOTO/ PSG ka financat më të larta në botë, ja e sata renditet Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga të gjitha klubet më të fuqishme në botë, Paris Saint-Germain vazhdon të rritet dhe është vendosur në vendin e parë nga një studim i fundit mbi Indeksin e Financave të Futbollit. Me 5,318 pikë, ata renditën mbi 100 klube të tjera dhe mundën Manchester City-n në edicionin e tretë të studimit.

Krijuar nga “Soçerex Football Finance”, ky studim bazohet në vlerën e lojtarëve, aseteve të prekshme, financave të disponueshme në llogaritë e tyre, investimet e pronarëve të mundshëm dhe borxhin neto. Studimi nënvizon mënyrën se si menaxhimi i PSG-së ka ulur borxhin e tyre me 70 milion euro përmes shitjeve të lojtarëve, ndërsa kapitali shoqëror është rritur në 316 milion euro falë investimeve të Katar raporton “Marca”

Pavarësisht nevojës për adaptime në sponsorizimet e tyre për shkak të Fair Play Financiar të UEFA-s, kjo gjë nuk e ka ndaluar renditjen e klubit në krye të tabelës.

Nga 100 klube të marra në studim në 15 ligat e ndryshme, 80% janë skuadra që vijnë nga Evropa dhe 23 prej tyre nga Anglia.

Barcelona ka zbritur nga vendi i 10 në atë të 12 me 2.036 pikë, gjithashtu qëndron pas Atletico Madrid, të cilët kanë 2.049 ndërsa Real Madridi është skuadra më e lartë spanjolle me 3,336 pikë në vendin e pestë./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV