Këngëtarja Shqiptare me famë botërore Rita Ora publikon video duke vizatuar një zemër në natyrë dhe ajo që bie në sy përveç fjalëve të saj është bluzja e Rita Orës e cila tregon dukshëm gjoksin e saj.
Në përshkrimin e videos, shqiptarja 29-vjeçarje ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e bajameve dhe se procedura ka qenë e dhimbshme.
“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”.
“Është një bekim kur e ke mundësinë të shërohesh në qetësi dhe të vësh gjithçka në një perspektivë dhe të vizualizosh pjesën tjetër të vitit dhe atë që vjen apo atë që dëshiron të arrish”.