Coronavirusi/ Kina fut të gjitha paratë në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka filluar sot dezinfektimin dhe izolimin e kartëmonedhave të përdorura në përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit (Covid-19) që ka vrarë 1.527 njerëz.

Bankat përdorën dritë ultravjollcë dhe temperaturë të lartë për të dezinfektuar paratë gjithashtu ata vendosën të fusin në karantinë 7-14 ditë në varësi të ashpërsisë së shpërthimit të rajonit.

Fan Yifei është guvernatori i bankës qendrore të Kinës, që njoftoi se bankave iu është kërkuar që të sigurojnë para të reja për përdoruesit.

Virusi, i cili ka infektuar 66.492 njerëz në Kinë dhe është përhapur në më shumë se 24 vende të tjera, ka nxitur dezinfektimin e vendeve publike dhe minimizimin e kontaktit mes njerëzve./Fjala.al

Të fundit

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr....

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Aeroporti i Vlorës hyn në fazën e fundit të punimeve

Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë...

Lindi me zemrën jashtë kraharorit, 7-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes revolucionare

Vanellope Hope Wilkins shënoi një rast të rrallë mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar kur erdhi në jetë në vitin 2017 pasi zemra e saj...

Lajme të tjera

Web TV