Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim të ashpër kundër mazhorancës socialiste dhe Qeverisë së Edi Ramës. Mazhoranca ka miratuar së fundmi disa ligje të rëndësishme, ku më kryesori është ai që shmang betimin betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese para Presidentit.
Meta flet për një “shtet PPP” (Polici Parti Propagandë) ku nuk respektohet asnjë direktiv dhe asnjë konventë, por vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.
“Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.
Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.
Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”, shkruan Meta.