INSTAT, investimet e ndërmarrjeve u rritën me 7 miliardë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimet e realizuara nga ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve në vitin 2018 arritën vlerën 238 miliardë lekë nga 231 miliardë lekë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 2,8 %. Në vitin 2018, operuan 107.450 ndërmarrje aktive, duke shënuar një ulje me 0,2 %, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,6 %, krahasuar me vitin 2017. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Institutit të Statistikave që i referohet anketës strukturore të ndërmarrjeve në vendin tonë.

Treguesit kryesorë Bazuar në të dhënat finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve kontributin më të madh në rritjen prej 7,0 % të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e të mirave me +2,8 pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e shërbimeve me +4,2 pikë përqindje. Gjatë vitit 2018, sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto me 45,2 %, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 11,7 %. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,8 %) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,6 %)

Për treguesin e punësimit, prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me +3,1 pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me +1,5 pikë përqindje. Sektori me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2018 është sektori i tregtisë me 24,3 % të punësimit, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike etj.) me 21,5 % dhe nga sektori i industrisë përpunuese me 20,6 % të të punësuarve gjithsej.

Gjatë vitit 2018, investimet u rritën me 2,8 %, ku prodhuesit e shërbimeve kontribuan me +8,8 pikë përqindje dhe prodhuesit e të mirave kontribuan me -6,0 pikë përqindje. Prodhuesit e shërbimeve zunë 38,6 % të investimeve nga 30,9 % që zinin vitin e kaluar.

Lexo edhe :  A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, i cili për vitin 2018 ka investuar 55 miliardë lekë duke zënë 23,2 % të investimeve gjithsej. Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve (3,2 %) dhe transporti, informacioni dhe komunikacioni (6,5 %).

Të fundit

Tiranë/ Mori peng 29-vjeçaren dhe e kërcënoi, arrestohet autori

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mori peng një vajzë 29-vjeçare. Jurgen Shima banues në...

Fajin e ka Rama!

Bledi Lumani Shumë gazetarë pranë Berishës, ashtu si edhe në rastet e tjera, kanë nxituar që ta gjejnë fajin tek Edi Rama, për humbjen në...

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko. Ndërkohë në Mallakastër me një...

Pa mandat deputeti dhe në burg, Ilir Meta më keq se kurrë!

Për Ilir Metën, politikan aktiv që prej vitit 1992 kur u fut vetëm 23 vjeç në Kuvend e Shqipërisë, kjo e 11 majit do...

Vota e diasporës/ Zbardhet vendimi i KAS: Të numërohen zarfet nga Greqia

Është zbardhur vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që rrëzoi kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi për ‘bllokimin’ e numërimit të votave të...

Lajme të tjera

Web TV