Pak ditë më parë u publikua ekspertiza mjeko-ligjore, që hedh dritë mbi vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat. Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi se fakti që kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se Kacifas u vra nga RENEA, bëri që ekspertiza mjeko-ligjore të mbahej e fshehtë.
“Mesa kemi kuptuar, gjithë problemi ka lindur nga një i forcave RENEA që iu krijua përshtypja atë ditë se pa një gjë që lëvizte në largësi, e qëlloi dhe ai u rrëzua.
Me këtë dëshmi, besoj i ka kaluar drejtorit të Policisë, bashkë me lajmin se ai është vrarë. Dikush i çoi lajmin drejtuesve të Policisë se ai është vrarë.
Këtë lajm e mori Kryeministri dhe tha; u vra, e vrau RENEA. Është shumë e çuditshme, për këtë ngjarje reagoi dhe Berisha që tha; prisni ekspertizën.
Kur Kryeminsitri del dhe thotë u vra, nuk kthehet më mbrapa. Por do ishte e ndershme të ktheheshim mbrapa. Kjo është arsyeja pse mbahet e fshehtë autopsia”, tha Dervishi në emisionin “360 Gradë”.