Sot 12-vjetori i pavarësisë së Kosovës, këto 10 fakte duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova feston sot 12-vjetorin e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete. Kosova do të shënojë këtë përvjetor me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për përvjetorin e 12-të do të organizohen shumë aktivitete të planifikuara në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës. Më poshtë 10 fakte rreth kësaj dite të shënuar për shqiptarët e Kosovës.

1) Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

2) Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!

8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

Të fundit

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Lajme të tjera

Web TV