Sot hapen kreditë e buta në Tiranë, ja kushtet që duhet të plotësoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot hapen aplikimet për kreditë e buta në Tiranë. 1000 familje në bashkinë e Tiranës do të përfitojnë kredi të buta, ku kategoritë më të favorizuara janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom. Aplikimet nisin sot dhe do të zgjasin një muaj, deri më 17 mars.

Drejtoresha e Shërbimit social Anisa Subashi shpjegoi pak ditë më parë në Report Tv se për t’u bërë përfitues i kredisë, aplikusi duhet të ketë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë. Përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet

“Për një muaj të gjithë qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të aplikojnë. Të plotësojnë një formular me vetëdeklarim. Pra është nga 17 shkurti deri më 17 mars. Risia e këtij viti është që ne kemi 1 mijë kredi. Në vitet e kaluara kreditë kanë qenë më të pakta. Familjet duhet të kenë një të ardhur mujore jo më të vogël sesa 31 mijë lekë dhe jo më shumë sesa 115 mijë lekë. Prioritet janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom.

Ne ofrojmë shërbim në tre banka që qytetarët të kenë oferta të ndryshme. Përsa i përket afateve të pagesës dua të theksoj se sivjet kemi edhe një risi tjetër. Afati për të shlyer kredinë është nga 30 deri në 35 vjet. Norma e interesit është fikse dhe të gjithë qytetarët do të paguajnë 3%”, tha Anisa Subashi.

Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.

Të fundit

Operacioni me miliona euro të sekuestruara, SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri dhe Itali kundër krimit...

Erion Braçe zbulon se do të pranonte postin e ministrit vetëm me kusht që të ketë…

Iftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht...

Megaoperacioni Shqipëri-Itali, SPAK: Grupi porositi 500 kg kokainë nga Ekuadori

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar së bashku...

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më...

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV