Kryemadhi falënderon vendet e BE-së për ndihmat për tërmetin, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi falënderon vendet e BE-së dhe jo vetëm,  për ndihmat e dhuruara për Shqipërinë për të nisur rindërtimin pas tërmetit.

Por, Kryemadhi sqaron se nga tani e tutje fillon përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë.

Ajo hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë se është e paaftë për tu shërbyer shqiptarëve.

“Ky falenderim është më shumë se falenderim, por shpresë që do t’ju japë shqiptarëve forcën dhe kurajën për të vazhduar betejën e tyre dhe për t’iu treguar q

ë nuk janë vetëm, por mbështeten nga BE. Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, por ndjejnë detyrim për t’i ndihmuar. Notat e entuziazmit, mbaruan, por duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë.

Për 256 mln euro për rindërtimin e shtëpive, që të mos paguajnë më kreditë e kripura, të ndërtohen sa më shpejt, jo t’i kap dimri i vitit tjetër. Takimi i djeshëm ua dha këtë shans. Buzëqeshja ishte shumë e madhe se prej vitesh po kërkon kredi, për të paguar administratë. 885 mln euro kredi, që do i paguajnë taksat e shqiptarëve.

Është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi, me ekspertë për të bërë monitorimin e këtij projekti, se besimi i shqiptarëve ka humbur. “SHBA do të themelojnë akademinë e transparencës për administrimin transparent të fondeve”, që gjë tregon qartë , se shqiptarët janë mësuar se paratë shkojnë në xhepat e rilindësve.

Qeveria e ka treguar që është e paaftë për vende të reja pune, e paaftë për t’iu shërbyer shqiptarëve. Ne do të jemi të gatshëm dhe vigjilent për çdo projekt. Presim me padurim që të shohin ndërtesa e para, që të strehohen dhe fëmijët të shkojnë në shkollë si të gjithë të tjerët”, tha Kryemadhi.

Të fundit

Tom Cruise nuk ka ndërmend të ndalet: Do të bëj filma deri në 100 vjeç

Edhe pse “Mission: Impossible” po i afrohet fundit, Tom Cruise ka premtuar se nuk do ta braktisë kinemanë. Në...

Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi, “urdhëron” fitoren ndaj kuqezinjve

Pak ditë pasi mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i...

Gënjeu se ishte homoseksual, shqiptarit i humb e drejta për të qëndruar në Angli

Esmir Demaj, një kërkues azili nga Shqipëria, ka humbur të drejtën për të qëndruar në Britani pasi u zbulua se kishte mashtruar autoritetet, duke...

I përfshirë në trafik droge dhe plagosje, kush ishte 29 vjeçari që u ekzekutua në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Personi i...

PS mori mbi 61% të votave të diasporës, Rama mesazh emigrantëve shqiptarë në botë

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh shqiptarëve nëpër botë pasi PS ka marrë 61% të votave të diasporës në zgjedhjet e 11 Majit. “MIRËMËNGJES 😊...

Lajme të tjera

Web TV