Rindërtimi pas tërmetit/ Rama tregon si do menaxhohen 1.15 miliardë eurot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama i është përgjigjur pikëpyetjeve të shumta se si do të menaxhohet fondi prej 1.15 miliardë eurosh i dhuruar nga 100 vende të ndryshme të botës për rindërtimin pas tërmetit.

Sipas Ramës, në tryezën e Komitetit të Rindërtimit do të jenë vetë përfaqësuesit e donatorëve të cilët do të monitorojnë nga afër gjithë procesin. Kryeministri shpjegoi se donatorët nuk japin asnjë qindarkë pa pasur një garanci më parë.

Skenari ynë më optimist ishte 600 mln euro. Po të arrinim këtë shifër do të ishte sërish sukses, ndërsa shuma e mbledhur ishte përtej pritshmërive.

Nëse e keni vënë re, prezantimin e ministrit të Rindërtimit, ishte një tërësi instrumentesh të cilat ishin konsoliduar më parë si qëndrim i përfaqësuesve të donatorëve. Donatorët nuk japin asnjë qindarkë kredi thjesht duke iu treguar historinë e dhimbjes.

Donatorët kërkojnë se cilat janë instrumentet e ekzekutimit të fondeve. Ne nuk do të administrojmë asnjë qindarkë, edhe qindarkat e taksapaguesve shqiptarë, por edhe ato të huajat.

Kemi ndërtuar një mekanizëm për transparencën dhe për ecurinë e zbatimit, dhe komiteti ynë shtetëror i Rindërtimit do të ketë në përbërjen e vet edhe përfaqësuesit e donatorëve.

Nuk të jep njeri lek pa pasur një garanci. Oponencë të të gjithë procesit do të kemi ekspertizën ndërkombëtare, nuk na i japin paratë me një trastë dhe ne shkuam te Exchange i PS-së dhe i thyem aty”, u shpreh Rama në ‘Real Story’.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV