Dëmtimi i Ousmane Dembele i ka kushtuar shumë skuadrës së Barcelonës, pasi sulmuesi ka luajtur deri më tani në vetëm 10 takime.
Konfirmimi se francezi nuk mund të luajë më këtë sezon dhe dëmtimi po ashtu i rëndë i Luis Suarez, ka bërë që Federata Spanjolle e Futbollit t’i japë mundësinë trajnerit Quique Setien për të marrë një zëvendësues.
Një prurje e tillë do të shuante shpresat e shqiptarit Rey Manaj për të luajtur me ekipin e parë të Braçës.
Megjithatë, trajneri spanjoll ka thërritur sërish në stërvitje me grupin e parë sulmuesin shqiptarë, duke e sinjalizuar në njëfarë mënyre për vazhdimësinë e tij.
Manaj është stërvitur me ekipin e parë në prag të ndeshjes së ardhshme ndaj Eibarit dhe me shumë mundësi pritet që të grumbullohet sërish./Fjala.al/