Disiplina merr 26 vendime, pezullohet me një vit kreu i Laçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës ka marrë 26 vendime për ndeshjet që u mbyllën këtë javë, ku më i rëndi duket se është ai ndaj Presidentit të Laçit, Kleo Laskës.

Ndër vendimet e mara nga Disiplina në këtë javë të kampionateve shqiptare duket se janë dhënë disa pezullime, gjoba dhe paralajmërime.

Kreu i Laçit është dënuar me 12 muaj pezullim, pasi ka bërë sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Në këto vendime janë përfshirë edhe refuzimet e kërkesave të disa lojtarëve që sipas Disiplinës nuk janë të drejta.

26 vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 19.02.2020

  1. Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
  3. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) dhe 65/4/a) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  4. Lojtari i KF Tërbuni, Rigers Dushku, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollisti.
  5. Lojtari i FK Tërbuni, Serdar Zagani, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  6. Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  7. KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.
  8. Lojtari i KF Erzeni, Djidjiëa Enock Moustapha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me bërryl në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  9. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
  10. Zyrtari i KF Lushnja, Dritan Cuko për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a) dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  11. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim te Nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.
  12. Lojtari i KF Pogradeci, Emiljano Hidri për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  13. Lojtari i KF Lushnja, Ergys Alushi për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  14. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
  15. Zyrtari i FK Skrapari, Antonio Dosti për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  16. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b) gjoba të zbatohet në masën 20%.
  17. Lojtari i KF Përmeti, Fatjon Qamo për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  18. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Brikeno Bizi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a ë KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
  21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Kristi Dhima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
  22. Rrëzimin e kërkesës së FK Partizani U-19, për lojtarët Holgert Xhameta, Klei Çarçani, Semi Bici, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
  23. Refuzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Anxhelo Duka.
  24. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Erzeni, Arjan Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
  25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Oltion Guri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
  26. Rrëzimin e kërkesës së KF Egnatia, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës./Fjala.al/

Të fundit

Berisha: Ilir Vrenozi u bë stari i fushatës sonë! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi...

U godit me shuplakë nga Jozi, vjen reagimi i parë nga Gjesti

Mbrëmjen e djeshme, pas daljes nga “Big Brother”, Gjesti është pyetur për dhunën e shkaktuar nga Jozi ndaj tij. Fituesi i “Big Brother Vip Albania...

“Sot firmosim marrëveshje’/ Rama: Hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. “Sot firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha...

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se...

Takimi në Selanik/ Berisha: Qëndrimi i shqiptarëve më 11 maj vendimtar për të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e mbajtur me shqiptarët në Selanik. Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve...

Lajme të tjera

Web TV