Lihet në burg grabitësi serial, lirohet e dashura e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grabitësi serial i cili u identifikua në grabitjen e fundit të argjendarisë në qytetin e Elbasanit, Astrit Thaçi do të qëndrojë në burg. Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë këtë të mërkurë për 27-vjeçarin.

Gjatë seancës, Astrit Thaçi ka deklaruar se është penduar për të 8 grabitjet të zhvilluara gjatë një jave. Ai justifikoi veprimet e tija se i ka kryer nën efektin e lëndëve narkotike, gjithashtu ai shfaqi pendes edhe për plagosjen e Ramazan Terziut në zonën e Plazhit Durrës.

Ndërsa për 20-vjeçaren që u arrestua si bashkëpunëtorja e tij, Prokuroria tha se e reja kishte vetëm një muaj që e njihte dhe kërkoi arrest me burg për të dy, pasi paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Por vajza 20-vjeçare kërkoi të lihej e lirë duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për veprimet e Thaçit. Ajo ka rrëfyer se punonte në rrobaqepësi.

“Skam qenë në dijeni për veprimet e tij. Jam e padënuar. Jam viktimë e këtij procesi. Rrjedh nga familje e mirë”, është shprehur Adela Berisha.

Gjykata në fund vendosi “burg pa afat” për Thaçin dhe “detyrim paraqitje” për 20-vjeçaren./Fjala.al

Të fundit

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve...

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh...

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit. E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e...

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin!

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë...

E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, vdes në spital babai i 3 fëmijëve

Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik Tomani i cili u përpas nga një ‘Land Rover’ që po drejtohej nga...

Lajme të tjera

Web TV