Merr flakë makina, digjet babai me tre fëmijët, shpëton gruaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Australia është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një makinë u përshi nga flakët duke u marrë jetën 4 persona. 3 nga viktimat ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Brisbane, të Australisë. Viktima e katërt është një burrë ndërsa një grua ka marrë djegie të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka krijuar një skenë krimi në rrugën periferike në Camp Hill në lindje të qytetit. “Është një skenë e tmerrshme”- u tha gazetarëve inspektori Mark Thompson.

“Është shumë herët për hetim, por automjeti ishte përfshirë plotësisht nga flakët në momentin që arriti policia”- tha ai. Në spital ka përfunduar edhe një kalimtar i cili ishte munduar të jepte ndihmën e parë. Kalimtari ka pësuar djegie në fytyrë, bëri me dije zëdhënësi i ambulancës në Queensland.

Policia nuk ka ende asnjë të dhënë që lidhet me ndonjë djegie të qëllimshme, por autoritetet kanë vendosur të mos flasin derisa të mësojnë të vërtetën e viktimave të asaj tragjedie. Ata dyshojnë se bëhet fjalë për një familje, dy prindërit dhe tre fëmijët, por ende mediet nuk kanë mësuar të dhëna mbi identitetin e viktimave.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

Ish-shefi i Ushtrisë Britanike, Gjeneral Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar se Britania duhet të përgatitet seriozisht për një përballje...

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Lajme të tjera

Web TV