Pritej të ndryshonte Juventusin, por bardhezinjtë “zëvendësojnë” Sarrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri italian Maurizio Sarri u zgjodh që të sillte ndryshim te skuadra e Juventusit , si dhe të çonte skuadrën drejt triumfit jo vetëm në kampionatin vendas, Serinë A, por edhe në Europë.

Megjithatë puna e teknikut rezultoi zhgënjyese dhe duket se “Zonja e Vjetër” tashmë është duke kërkuar për zëvendësuesin e tij raportojnë mediat italiane.

Duket se skuadra e Juves e pati shumë të vështirë që të përshtatej me skemat e reja, ndaj dhe rezultatet nuk kanë qenë të pëlqyeshme. Për të shmangur zhgënjimet në pjesën e mbetur të sezonit, ku bardhezinjtë kryesojnë garën për titull dhe presin të luajë në 1/8 e Champions, Sarri ka vendosur të përziejë sërish kartat.

Rikthimi i Chiellinit  në mbrojtje është një nga skemat që duket se do të përdoret nga Sarri në vazhdimësi, ndërsa dhe përpara pritet të ketë lëvizje.

Mesa duket italiani do vendosë Dybalan dhe Ronaldon në vijën e parë të sulmit në ndeshjet e ardhshme./Fjala.al/

Të fundit

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV