Sapo gazetarja futet në tren, në celular i vijnë me qindra foto porno

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky shkrim është bërë nga një gazetare e cila ka përjetuar një ngjarje aspak të këndshme ndërsa ishte duke përdorur transportin publik teksa kthehej nga puna për të shkuar në shtëpi. Ajo i bën thirrje të gjitha femrave që të raportojnë çdo lloj ngacmimi seksual që i bëhet në jetën e përditshme dhe në internet.

Nga Sophie Gallagher

Një ditë po kthehesha nga puna me metronë e Londrës dhe gjëja e fundit që prisja ishte të shihja rreth 120 imazhe seksuale të padëshiruara në ekranin e telefonit tim. Fotot ishin dërguar pa lejen time përmes “AirDrop”(një aplikacion që shërben si Bluetooth në pajisjet Apple dhe që funksionon në telefonat që i ke afër deri në 10 metra).

Unë nuk dhashë asnjë aprovim para se imazhet të shfaqeshin në ekranin tim. Tashmë më duhej të rrija në heshtje duke shpresuar se dërguesi nuk e dinte se kush isha, se ata nuk do të më ndiqnin nga treni deri në shtëpi dhe se nuk kishin planifikuar asgjë më të keqe.

Që nga ajo ngjarje tre vjet më parë, unë kam folur me gati 100 gra të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që kanë provuar të njëjtën sjellje ngacmimi seksual në internet. Femrat që kanë rënë pre e këtyre ngacmimeve ishin të moshave të ndryshme, nga adoleshentet deri te të moshuarat dhe ndodheshin në vende të ndryshme(transporti publik, restorantet, sallat e leksioneve, rrugë, etj) dhe reagimet e tyre ishin të ndryshme, disa qeshnin e disa u frikësuan aq shumë sa nuk hipën më kurrë në të njëjtin tren.

Por të gjitha këto femra kishin një të përbashkët, asnjëra prej tyre nuk e raportoi situatën që i ndodhi. Edhe pse numri numri i raporteve zyrtare të ngacmimeve seksuale në internet është dyfishuar nga 34 të tilla në në 2018 në 66 në 2019, të gjitha provat sugjerojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Lexo edhe :  “Gaza, më keq se ferri në tokë”, s’ka ushqim për banorët e uritur

Policia Britanike e Transportit thotë se ata mendojnë se gratë nuk raportojnë sepse janë të shqetësuara se “nuk do të merren mjaft seriozisht” ose “nuk dinë ku të drejtohen”, dhe kjo na ndalon që të marrim në konsideratë përvojat e përditshme të femrave në një shoqëri e cila pretendon se ky lloj “mikroagresioni” seksual duhet të pritet dhe është normal.

“Rape Crisis” raporton se vetëm 15 për qind e atyre që përjetojnë dhunë seksuale të çfarëdo lloji në të vërtetë duhet ta raportojnë këtë në polici.

Kur përballemi me faktet vetëm 1.7 për qind e rasteve (ngacmime më serioze) të raportuara ndiqen penalisht. Si rrjedhojë është logjike që femrat të cilat përjetojnë ngacmime seksuale në internet, që cilësohen si më pak serioze dhe të mos i raportojnë ata pasi nuk besojnë se do të ndiqen penalisht.

Femrat janë të kushtëzuara që nga fëmijëria e hershme për të toleruar këtë lloj sjelljeje gjinore dhe për ta duruar atë edhe nëse kjo i bën të kalojnë një situatë të sikletshme.

“Ujqërit” fishkëllejnë kur ti je duke ecur rrugës, kur je në autobus dhe këto femra nuk ndjehen të sigurta të kthehen vetëm në shtëpi në orët e vona të natës.

Gratë ende nuk kanë barazi në hapësirat publike.

Mungesa e raportimeve të ngacmimeve në internet nuk është habi kur ke parasysh të gjitha ngacmimet që një femre i duhet të kalojë çdo ditë. Ky është çmimi që një femre i cili duhet të paguajë për të ekzistuar krahas burrave në shoqërinë që jetojmë. Derisa ta trajtojmë këtë, krimet si ngacmimi seksual në internet, do të mbesin të fshehura. /Fjala.al Përshtati:Kamela Liko/Burimi:The Indipendent

Të fundit

“Kam parë kolegët që rrinë poshtë dritares…”/ Gazetarët investigativë: Ja çfarë na cenon

Media përpiqet të kërkojë llogari. Të gjejë përgjegjësit e hapave prapa. Ndryshe nga politika, ajo i kthen sytë edhe...

‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro

Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Sofjes kundër planit të qeverisë për kalimin e Bullgarisë në eurozonë. Protestuesit, të organizuar nga partia e djathtë...

“Duhet të dorëhiqet”, Bejko: PD është kthyer në tempullin e Berishës

Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike. Ai theksoi se Sali Berisha e...

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame. Më shumë se 1.4 milionë...

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri në 29°C në pjesën më...

Lajme të tjera

Web TV