test

Kopshtet dhe çerdhet, KLSH: Prindërit përballen me kosto të fshehura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prindërit që kanë fëmijët të regjistruar në kopshte apo çerdhe publike përballen me pagesa të fshehta përveç tarifë zyrtare ditore. Prindërve u kërkohen para për ujë, mjete didaktike, madje edhe për produkte që përdoren për higjenës personale të fëmijës. Kontrollit të Lartë të Shtetit ka kryer një auditim mbi efektivitetin e çerdheve dhe kopshteve është fokusuar në dy bashki, atë të Tiranës dhe Vlorës ku ka nxjerrë edhe konkluzionet.

Me shqetësim është parë transparenca e detyrimeve që lidhen me tarifimin e kostot e çdo prindi në çerdhe dhe kopshte. KLSH parashtron se tarifa për frekuentimin në çerdhe dhe kopshte përcaktohet me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe në këtë vendim përcaktohet se kjo tarifë mbulon ushqimin dhe paguhet një herë në muaj në varësi të ditëve që ka frekuentuar çerdhen ose kopshtin.

Nga shqyrtimi i këtij dokumentacioni vihet re se në dy rastet Tiranë dhe Vlorë ky vendim nuk shoqërohet me asnjë studim apo përllogaritje të kostove apo elementë të tjerë të marra në konsideratë për arritjen në këtë tarifë përfundimtare. Audituesit nënvizojnë se ajo çka bie në sy në të dy bashkitë është se tarifa në të dyja rastet është e njëjtë (130 lekë/ditë për çerdhet dhe 160 lekë/ditë për kopshtet) pavarësisht se niveli i të ardhurave në këto dy qytete është i ndryshëm.

Krahas kësaj mungese transparence nga auditimi në kopshte dhe çerdhe rezultoi se gjatë vitit shkollor prindërit përballen me “kosto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë. Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit që administrojnë përgjegjësit e kopshteve dhe çerdheve u vu re se rregullisht në këto institucione mblidhen kontribute nga prindërit të cilët sigurojnë ujin e pijshëm, mjetet didaktike, të përditshme të fëmijës (letra, lapsa, ngjyra, lodra, plastelina, gërshërë e shumë mjete të tjera), pajisje e orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer, soba ngohjeje, dhe riparim të tyre, arredim.

Lexo edhe :  “Ethet” në “Euro 2024”, ja sa priten përftimet e Kombëtares kuq e zi nga eventi

Ky fenomen u has më i reduktuar në Bashkinë Vlorë ku për shkak edhe të nivelit të ulët të të ardhurave prindërit siguronin kryesisht mjete didaktike në pamundësi për orendi të tjera ndërkohë që nga dokumentacioni vënë në dispozicion Bashkia vetëm për vitin 2018 kishte shpenzuar mbi një milionë lekë për fishekzjarrë” thuhet në dokumentin e KLSH.

Po kështu shpenzimet sipas audituesve jo në të gjitha rastet janë shoqëruar me fatura ndërkohë që fondet e mbledhura administrohen nga përgjegjësit e kopshtit apo çerdhes dhe në raste të tjera nga bordi i prindërve. I njëjti auditim nënvizon se ka paqartësi apo mbivendosje sa i takon standardeve apo rregulloreve të aplikueshme në shërbimin e kopshteve dhe çerdheve kjo e lidhur me çështje të mjedisit, sigurisë, ushqimit apo higjienës.

Të fundit

Vapa ekstreme pushton këtë vend, deri më tani 125 persona kanë ndërruar jetë

Temperaturat e larta që kanë prekur Meksikën kanë rezultuar në vdekjen e 125 personave në mbarë vendin deri më...

Të shtëna me armë në Michigan, 9 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Nëntë persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë një park ujor. Dy fëmijë ishin mes...

Vranësira të pakta, temperatura të larta/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa...

Kurban Bajrami, Begaj: Reflektimi bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se Kurban...

Festa e Kurban Bajramit, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. “Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje që ka shpërndarë...

Lajme të tjera

Web TV